Drejtuesi politik i Partisë Demokratike të Elbasanit ka reaguar pas fjalës së kryesocialistit Rama në drejtim të tij nga Kuçova.
Alizoti ka thënë në statusin e tij se do t’i përgjigjet kreut të PS-së me gjuhën që ai njeh më mirë, vulgaritetin.
Nga ana tjetër, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan i thotë Ramës se, kur pa reagimin e tij, iu kujtua Niçe kur fliste për dallimin mes njeriut dhe shtazës.
Postimi i Tomor Alizotit:
Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht, tingëllon shumë bukur.
Por më pas mendova se është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjinatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë: vulgaritetin.
Ti, Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri yt, që s’e blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netëve kur t’i firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu si dje, si sot, si përgjithmonë.
Komente
