TIRANË- Deputeti socialist Alket Hyseni tha në studion e Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo se brenda pak javësh do të nisë punën SPAK. Deputeti, njëherazi edhe anëtar i Komisionit Hetimor për kreun e shtetit tha se ky i fundit po merr profilin e liderit të opozitës duke shkelur parimit e të qenurit mbi palët.
Hyseni tha gjithashtu se dora e mazhorancës vijon të jetë e shtrirë për opozitën për të zgjidhur krizën politike
"Shumë shpejt do të fillojë punën SPAK-u. Për punë javësh jam i bindur se SPAK do të jetë funksional. Besoj se më këtë reformë, vettingu do i sjellë jashtë radhëve ata që nuk qëndrojnë brenda këtij sistemi.
Presidenca është një institucion shumë i thjeshtë për t'u kontrolluar sepse është i prodhuar nga ne. Por ai ka dalë nga binarët dhe ka dalë në drejtim të paditur. Presidenti i Republikës po merr profilin e liderit të opozitës. Këtë do ta kontrollojmë, do ta hetojmë dhe në fund do paraqesim një raport para Komisionit të Venecias dhe besoj do t'i propozojmë parlamentin kërkesën për shkarkimin e tij. Presidenti caktoi datën fundore për zgjedhjet lokale. Ka pasur një sërë shkeljesh. Presidenti ka shkelur parimin e të qenit mbi palët. Ai nuk mund të bëjë analiza. Ai e ka pranuar për vetë, se e bëri atë për efekt sigurie. Sigurinë e garanton kushtetuta.
Ftoj opozitën e Kuvendit dhe atë të rrugës që të vijnë në tryezë pa kushte. Kusht i panegociueshëm për ne është të mos cenohet reforma në drejtësi. Ne nuk jemi të përjetshëm në pushtet. Nëse qytetarët do na votojnë, do na votojnë se kemi punuar mirë.
Brenda muajit shtator do ketë një tryezë të komisionit ku do të jemi të hapur për diskutime për të vënë në jetë rekomandimet e OSBE-ODHIR. Sistemi kërkon konsesus. Një pikë e komisionit të Reformës është edhe kjo. Nëse të tre aktorët politikë konvergojnë në një qëndrim të përbashkët do ketë vend për diskutime", tha Hyseni në studion e Report Tv.
PA KUPTIM CFARE THOTE KY HYSENI SPAKU DO MERRET ME OPOZITEN DHE DO LEJE TE LIRE TRAFIKANTET E DROGES KRIMINELET NE RADHET E RILINDJES ME KRYE BOSIN E TRAFIKANTEVE ED RAME QE PERUROJE SOT AEROPORTIN E MICKONJAVE TE DROGES NE VLORE
PërgjigjuO zoti deputet pak zor nga vetja nuk te vjen...a e di cfare perfaqeson ti ne raport me njerezit e ndershem dhe ne raport me misionin qe ka SPAK E BKH!! Po pak marre ste vjen qe edhe duke i mbajtur ne goje nga larg keto institucione i ben pis! Harroje zoti deputet se do fusni duart aty, edhe njerzit me te afert tuajet te promovoni, keta bin nenesh kur te kthehen nga trajnimi nga bazat e SHBA-se nuk do tju mbajne mend as surratin jo me te tjera. Ti do jesh jo i pari por nder 100 pushtetaret hajdute e kriminele qe do hetohesh. Shenoje diku kete koment, nese media nuk refuzon ta publikoje dhe kur ta lexosh nga biruca te ngjethesh mire. Emri vetem qe mund tju vihet ji eshte "HAJDUT".
Përgjigju