Alket Hyseni

Alket Hyseni për reformën e pronës: Ky është një premtim i mbajtur i PS-së, procesi nuk do ndalet deri në regjistrimin e tapisë së fundit

24 Dhjetor 2020, 13:23| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 14:11

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni përmes një statusi në Facebook ka cilësuar si premtim të mbajtur reformën e pronës e cila ka nisur 4 vite me parë.

Ai ka shkruar se në këtë proces 4 vjetor është bërë evidentimi i problematikave të akumuluar prej vitesh të pronësisë, të cilat sillnin pasiguri juridike.

Ai shkruan se është bërë një reformë e plotë e legjislacionit, institucioneve dhe mentalitetit, dhe nisi puna për hartimin e ligjeve të reja.

Hyseni në fund ka theksuar se ky është një premtim i mbajtur i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste, dhe se puna e bërë është një garanci që ky proces ka nisur për të mos u ndalur deri në regjistrimin e tapisë së fundit të çdo personi.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?