Alketa Vejsiu prezanton në krah të Amadeus 'Sanremo 2020', përshëndet SHQIP të gjithë shqiptarët (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 22:38| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 15:32

  • Share

Ka nisur nata e tretë e “Sanremo”-s ku një nga prezantueset e natës do të jetë edhe shqiptarja Alketa Vejsiu.

Pas prezantimit të Georgina Rodriguez, erdhi radha e Alketa Vejsiu që të zbriste shkallët e “Sanremo”-s dhe të prezantonte në krah të Amadeus.

Me një fustan ngjyrë rozë me kristale në brez ajo ngjiti skenën e eventit më të rëndësishëm në Itali.

“Kjo ka qenë një ëndërr për mua, e rritur në një vend të vogël si Shqipëria.

Gratë kanë fituar në këtë festival, keni bërë një punë të mrekullueshme, faleminderit për këtë mundësi dhe unë modestisht si qytetare e botës them që Italia më ka pritur dhe është vendi me popullin më të bukur në botë.

Jemi 12 vite më të rinj se ju, ku në dhjetor mbajtëm një event shumë të mrekullueshm", është shprehur Alketa teksa ka përshëndetur shqip shqiptarët në skenën gjigante të "Sanremo"-s.

I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo ftoi Amadeus një natë të RTSH-së në Shqipëri, por më pas ai i tha mes të qeshurash se duhet të ndalonte.

Më pas ngjitet tek shkallët dhe thotë se aty ishte pika e saj më e lartë, pra duke prezantuar “Sanremon”.

“Faleminderit Itali!”, shprehet ajo për mundësinë që iu dha.

Më pas ajo prezantoi këngëtaren e rradhës, Elodi-n me një këngë të Eros Ramazzotti.

Një nga karakteristikat më të veçanta të natës janë “ lulet e Sanremos”, të cilat nuk ishin dy netët e mëparshme, ku prezantuesi kryesor Amadeus u ka dhuruar të gjitha vajzave pjesëmarrëse.

Alketa do të jetë gjatë natës së tretë të “Sanremo”-s, ku edhe do të këndojë dhe mbajë një monolog.

Ora 02:13
Alketa mban monolog për emigracionin e shqiptarëve dhe mbështetjen e Italisë, kënga emocionuese me Boby Solo (VIDEO)

Në daljen e saj të dytë, Alketa zbriti përsëri shkallët me një fustan të kuq, ngjyra simbol e flamurit shqiptar, të krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.

Ajo mbajti një monolog në lidhje me eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, kur kjo e fundit I hapi dyert.

“Të dëgjoje Celentanon në kohën e diktaturës mund të të kushtonte jetën në vendin tim.

Ishte koha kur e mësoje italishten fshehurazi duke parë “Rai”, prandaj unë jam këtu për t’ju thënë faleminderit Itali, sepse na dhe shumë me muzikën tënde.

Jam sonte në këtë skenë për të të thënë që je një simbol një shembull integrimi, pasi ai djali I cili tashmë është I madh në muzikën italiane është Ermal Meta.

Jam këtu për një mesazh dashurie sepse muzika ska nevojë për një pasaportë, por thjesht na mëson që të duam.

Babai im këndonte gjithmonë një këngë që thoshte ‘Loti që vjen nga një zemër e thyer bie në një det të madh dëshpërimi;.

Kjo këngë ka një kuptim shumë të vecantë sepse lidhet me tragjedinë e Otrantos, që I mori jetën shumë shqiptarëve që donin të largohesin nga vendi”, u shpreh Alketa.

Më pas ajo këndoi me “Elvis Preslin” Italian, Boby Solo këngën shumë të dashur për babanë e saj, të titulluar “Una lacrima sul viso”, duke përcjellë shumë emocion.

Me prezantuesen shqiptare u mbyll edhe nata e tretë e “Sanremo 2020”, një natë me plot surpriza dhe emocion.

Komento

Komente

  • meri: 07/02/2020 13:59

    Brava...Alketa,qente...le te lehin,karvani te shkoje perpara....,kush ka ambicie dhe punon,arrin ate qe deshirin.

    Përgjigju
  • Vlora: 07/02/2020 12:56

    Bravo Keta! E teprove cik me te fol, po gjithsesi bravo. Jemi krenar per ty!

    Përgjigju
  • vkr: 07/02/2020 12:26

    ca shkon ne itali per tu thene atyre sa shum i adhuron dhe sa pabuksa jemi neve ne krahasim me ata. Italjonet jane pabuksa per vete, shkon u ben qefin dhe jua merr ne goje kot. Bej nje festival me te mire ne vendin tend po ta mbajti.

    Përgjigju
  • Jola: 07/02/2020 12:21

    Asnje nga prezantzeset nuk ishte e nivelit te Alketes. Mire qe me politiken mereni e perbaltni po me artin cfare keni? Mua me emocionii Alketa. Te kimte dhe suksese.

    Përgjigju
  • Tutu: 07/02/2020 11:48

    Nje cope legene... muziken italisne ne ate kohe degjohej dhe njihej me shume se sot dhe askush nuk u burgos per Çelentanon.... njerez ordiner silleni si viktima per nje cope dinjitet... thuaj po ke bythe si u bere e pasur...se pervec profesionit te gjinkalles ske bere gje tjeter... mbase fillimi qe i mire per ty por me vone cdo gje e ke blere me leke...

    Përgjigju
  • Pyka: 07/02/2020 10:50

    Një gjë pozitive,arritje personale e saj!I lumtë asaj!Më mirë të prezantohemi me Alketën,se sa me hajdutët,drogaxhinjtë,tutorët dhe këta pisat e politikës!Alketa,askujt nuk i mori asgjë!Personalisht,nuk e njoh...por të themi te vërtetën.....

    Përgjigju
  • Sientiarius: 07/02/2020 09:15

    Aketa ishte aty si shqitare dhe mire shume per te dhe shqiptaret. nuk kankuptim tabkritikojme dhe per me teper flet italisht mire shume. Por me ke eshtebkeshilluar per mesazhet qe coi, sepse kur prezantohesh parabnje publiku te huaj, der diku i kulturuar si publiku italian, nuk mun dte flasesh roma-per-toma. Inpensatori italiani dhe jo vetem kane kritikuar me te drejte italine qe ska ber asgje per italine ne vitet e bujes, bile kane qene indiferente deri ne cinizem. Por ja qe Alketa e di ndryshe se ja ka thene babi vet. pastaj te flasesh ne vete te pare per diktaturen, ku ke qene 6 vjec kur ajo ka rene eshte budalleknme brire, mossinqeritet. Pa sinqeritet nuk arrin kurkund. Ne kete menyre Alketa i mbylli deren nje shansi te dyte te presantimit te nje shqipater tjeter ne evente te tille italiane. Megjithe ate tavmarrim me sportivitet se jane gjera te vogla, muhabet kafeneje. Alketes personalishtbi urojta gezoje sa me mire kete moment te jetes!

    Përgjigju
  • Hasoni: 07/02/2020 08:36

    Si makine e prishme per per per 300fjale per njeher..do me tregu qe eshte e zonja karafilja klanit..

    Përgjigju
  • Sanremo: 07/02/2020 08:24

    Vajze me ego, por harroi fare qe ish e ftuar aty!

    Përgjigju
  • anna: 07/02/2020 07:45

    Nje bravo per nje shqiptare ,por ama nje robot tamam si ato nxeneset e dikurshme qe e mesonin mesimin permendesh e nuk ju mbyllte goja deri sa e mbaronte me pike e presje.

    Përgjigju
  • Erik: 07/02/2020 06:38

    Bravo Alketa. Edhe pse programet qe drejton pothuajse nuk i ndjek kurre, te admiroj per gjithcka ke arritur ne jete. Urime dhe suksese me tej!

    Përgjigju
  • Arusha: 07/02/2020 02:06

    Ka hipur arusha ne skene. Gjo e eger pa feminilitet

    Përgjigju
  • Nora: 07/02/2020 02:05

    Na ka habitur Alketa, bravo e paarritshme, e zgjuar, e papare, yll tekeviziv, e lindur per skene, i sfidoi te gjithe. Krenari kombetare

    Përgjigju
  • lorina: 06/02/2020 23:09

    KU JANE ATA PLERA QE SHANE ALKETEN NE PREZANTIMIN E FESTIVALIT NE RTSH...

    Përgjigju
    • Ja ku jemi: 07/02/2020 06:38

      Alketa si roboti prish. Mori per skoti, sdinte me pushu.

    • Bela: 07/02/2020 01:57

      Kjo eshte edhe me keq ketu...dhe sa per plehra...mesohuni qe kane te gjithe mendimin e tyre

    • Vlonjati: 07/02/2020 01:24

      Qetesohu o motra.. Kur se "depilon" Alketa..pse duhet te stresohesh ti.. Bravo..Na beri krenar sepse perher me vuajtje e krijojme respektin ne shqiptaret

    • @Iorina: 07/02/2020 00:14

      Në P satëme janë... Alketa foli me 300 km/h Sa që u desh ndërhyrja e Amadeus që ti ulte ritmin sepse arriti në një pikë që u bë shumë acaruese. Nejse kjo që thash ishte për kë kupton jo për ty që ke një copë M në mëndje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?