Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu ‘rrëfehet’ ndryshe, flet për herë të parë për planet: Së shpejti sërish në skenën italiane

1 Tetor 2022, 14:15| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 14:17

  • Share

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu zbuloi se nëse nuk do të jetonte këtu, definitivisht do të zgjidhte Italinë duke zbuluar gjithashtu se së shpejti do e shohim sërish pjesë të skenave italiane.

Së fundmi, përmes një pyetësori të zhvilluar nga ndjekësit në Instagram, ka zbuluar që nëse nuk do të jetonte në Shqipëri, do të zgjidhte Italinë.

Ndërkohë prezantuesja u pyet nga ndjekësit nëse do të shfaqet në ndonjë ekran italian, pas Festivalit të Sanremos është përgjigjur: “Edhe unë në pritje jam”, duke lënë të kuptohet që diçka surprizuese do të vijë shumë shpejt nga moderatorja. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës në televizionet italine dhe mbi të gjitha formati që do t’i besohet.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?