Të rinjtë duke festuar

Alkool dhe muzikë, të rinjtë nga Kanadaja shndërrojnë avionin në një club nate

7 Janar 2022, 09:39| Përditesimi: 7 Janar 2022, 09:41

  • Share

Me muzikë, alkool dhe kamera "të ngritura në ajër" si në një festë të zakonshme, disa të rinjtë shndërruan udhëtimi e tyre me avion nga Kanadaja në Meksikë në një party.

Pamjet e të rinjve që kërcenin dhe pinin brenda në avion pa maska janë bërë shumë virale, ndërsa nuk kanë munguar "shpërthimet" ndaj këtij incidenti për të cilin kanë nisur hetimet.

Kryeministri kanadez, u shpreh se në një kohë kur shifrat e COVID-19 janë alarmante, një ngjarje e tillë është e papranueshme dhe fyese për të gjithë kanadezët që kanë respektuar masat.

“Ne e dimë se sa shumë janë munduar njerëzit për sigurinë e tyre gjatë periudhës së festave, duke mbajtur masat anti-COVID dhe duke respektuar çdo masë", tha ai.

Kompania ajrore refuzoi kthimin e këtij grupi personash për në Kanada.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?