‘Alkooli shkakton kancer’, Altin Joka: Edhe një lugë çaji alkool ka efekte kancerogjene

9 Tetor, 16:01| Përditesimi: 9 Tetor, 16:05

  • Share

Me nutricionistin Altin Joka në emisionin “Rreze Dielli” flasim në lidhje me impotencën seksuale tek meshkujt, ku një ndër faktorët ndikues në impotencë është edhe përdorimi i alkoolit. Por cilat janë rreziqet e tjera për shëndetin fizik që lidhen me konsumimin e alkoolit?

”Efektet e alkolit në trupin e njeriut varen nga organizmi, kemi persona që kanë jetuar mbi 100 vjeç edhe pse kanë pirë gjithë jetën e tyre alkool, por kjo nuk është aspak për të vënë në diskutim efektet negative që sjell përdorimi i alkoolit në organizëm” u shpreh Altini. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, alkooli vret mbi 3 milion njerëz në botë çdo vit.

Sipas Altinit është një lëndë toksike që vetëm probleme shkakton në organizëm, madje disa nga sëmundjet më të frikshme të trupit. “Pasi gëlltitet, mëlçia e metabolizon menjëherë duke qenë faktori kryesor në shkaktimin e kancerit, veçanërisht atë të zorrës, atë të gjirit dhe disa kancerave të tjerë” theksoi ai.

”800 mijë persona në vit i shtohen të sëmurëve me kancer vetëm nga alkooli, kjo e vërtetuar dhe me statistika nga agjencitë e shëndetit. Asnjë sasi e vogël e alkoolit nuk mund të jetë e shëndetshme, sepse 1 në 20 vdekje vjen si pasojë e konsumit të alkoolit sipas studimeve të Oxfordit. 27% e kancerave tek gratë, vjen si pasojë e konsumimit të alkoolit, sikurse 19 % e kancerave tek burrat” shprehet Joka.

Sipas studimeve, personat që konsumojnë alkool kanë probleme me memorien, me kontrollin e emocioneve, me goditjet në tru apo me zemrën, pasi është vënë re se alkooli është një çrregullator në afektimin e lobit frontal në tru, duke shkaktuar atrofi, pa harruar që dëmton dhe metabolizmin e glukozës. Alkooli është faktori kryesor i kancerit të pankreasit, të gjirit dhe të zorrës” theksoi


Lajmi kryesor:

Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Nis në tru


MC/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?