Max Allegri, trajneri i Milanit

Sport

Allegri flet për rikthimin te Milani: Nuk mund të refuzoja, e dua këtë skuadër

29 Korrik, 15:29| Përditesimi: 29 Korrik, 15:31

  • Share

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka folur pas rikthimit të bujshëm në stolin kuqezi, 15 vite pas eksperiencës së tij të parë me klubin historik të Serie A në Itali.

“Jam rikthyer te Milani pas 15 vitesh dhe jam i lumtur që jam këtu. Do të jetë një sezon i rëndësishëm për ne dhe duam të kthehemi në Champions League. Milani është një nga klubet më të rëndësishme në botë dhe duhet të luajë në nivelet më të larta. Kur e vesh këtë fanellë, ndjen përgjegjësinë e përfaqësimit të një prej klubeve historike dhe gjithmonë duhet të japësh gjithçka”, u shpreh Allegri për Eurosport, pas mbërritjes në Perth të Australisë, ku Milani po zhvillon fazën përgatitore.

Kuqezinjtë do ta mbyllin turneun veror më 31 korrik, me një miqësore kundër Perth Glory.

I larguar nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar, Allegri e pranoi se periudha e shkëputjes nga futbolli i ka shërbyer, por dëshira për t’u kthyer në stol ishte më e fortë.

“Pushimi bën mirë, por doja të kthehesha në stërvitje. Zgjodha Milanin sepse e dua këtë ekip dhe nuk mund të thoja jo. E bëj këtë punë me pasion dhe përkushtim, dhe jam i bindur se së bashku do të arrijmë qëllimet që i kemi vendosur vetes”, tha ai.

Me këtë rikthim, Milani synon lavdinë e munguar në Serie A dhe Europë, me një trajner që e njeh mirë ambientin dhe ADN-në e klubit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fitimi: 30/07/2025 08:19

    Ju uroj suksese trenjerit Allegri dhe drejtorit sportiv Igli Tares per objectivity qe ikeni vene vetes per ta ngritur Klubin e milanit atje ku e meriton.Suksese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?