Massimiliano Allegri

Allegri: Kam dyshime për formacionin, e meritojmë finalen

18 Maj 2023, 15:38| Përditesimi: 18 Maj 2023, 15:42

  • Share

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron që lojtarët e tij të ulin tensionin kur të përballen me Sevillan në "Sanchez Pizjuan", sot në 21:00 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja e parë në Torino përfundoi 1-1 dhe dueli është i hapur për një vend në finalen e 31 majit në Budapest, teksa përballë do jetë një mes Romës dhe Leverkusen.

“Djemtë nuk kanë nevojë për motivim shtesë, përkundrazi, në këtë moment ndoshta duhet të ulim pak tensionin sepse përndryshe rrezikojmë të mendojmë shumë. Dëshira për të luajtur këto ndeshje është gjithmonë unike. Shumë pak ndeshje vijnë me këtë lloj emocioni, ne do të duhet të jemi të saktë për të bërë më të mirën dhe të kapim finalen", tha Allegri në një konferencë për shtyp.  

Trajneri i Juventusit duhet ende të zgjedhë ekipin që do përballet në mbrëmjen e dotme.

"Kam disa dyshime për mbrojtjen, një në mesfushë dhe një në sulm. Do të vendos para ndeshjes. Ndeshja është e gjatë, kështu që shpresojmë të vlerësojmë dhe të bëjmë ndryshimet e nevojshme sipas nevojës gjatë lojës," tha ai.

Sevilla, mbretërit e Europa League që kanë fituar kompeticionin gjashtë herë, kanë të gatshëm përsëri Suso dhe Lucas Ocampos në skuadër.

Trajneri Jose Luis Mendilibar tha në një konferencë shtypi: “Ata të gjithë duan të luajnë dhe të konkurrojnë, jo vetëm të jenë aty për fotot”. Suso shtoi: “Juventusi ka një trajner me taktika të qarta dhe ata janë gjithmonë konkurrues”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?