Sport

Allegri kundër Mourinho-s, Juventus kërkon 'kokën' e Romës! 'Special 1': 'Zonja' favorit për fitimin e titullit

17 Tetor 2021, 12:58| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 13:55

  • Share

Seria A luan sonte një prej betejave më interesante të kampionatit, pasi në orën 20:45 do të vihen përballë Juventus dhe Roma, ose ndryshe Allegri kundër Mourinhos. Në tabelën e klasifikimit verdhekuqtë qëndrojnë më lart se ‘zonja e vjetër’ me katër pikë më shumë, por Juventus ka një marsh të frikshëm pas krizës së fillimsezonit.

Të besuarit e Allegrit kanë 3 fitore radhazi, por për të katërtën ka shumë pikëpyetje. Allegri do të duhet t’ia dalë pa Alvaro Moratën e dëmtuar, ndërsa Rabiot është në pikëpytje edhe pse e ka kaluar COVID-in. Nga ana tjetër edhe Paolo Dybala nuk jep shpresë për këtë supersfidë, ndërsa Roma përveç Spinazolës vuan edhe dëmtimin e Smalling. Abraham me shumë mundësi do ta nisë nga stoli, ndërsa sipas 'special 1' Juventus mbetet pretendenti kryesor për të fituar kampionatin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?