Massimiliano Allegri

Allegri 'largon' Chiesan: Ka ende për të mësuar, Cagliari ndeshja më e rëndësishme e sezonit

18 Prill, 22:30| Përditesimi: 18 Prill, 22:32

  • Share

Serie A fillon të premte me raundin e 33-të. Juventusi udhëton drejt Sardegnas ku në 20:45 e pret Cagliari i Ranierit. Të dorëzuar për titullin kampion, bardhezinjtë do duhet të kapen fort pas vendit të tretë në Serie A dhe për ta bërë këtë duhen pikët e plota.

Kundër Cagliarit trajneri Allegri pritet të hedhë në fushë "artilerinë e rëndë", me numrin një të pankinës që e ka cilësuar si ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

“Ndaj Cagliarit është një ndeshje shumë e rëndësishme pasi në këtë pikë të sezonit, fitoret vlejnë dyfish. Ata janë të fortë në fushën e tyre dhe shënojnë shumë në 15 minutat e fundit, sidomos me zëvendësuesit", tha ai.

Më pas trajneri foli edhe për nervozizmin e Chiesas, me sulmuesin anësor që kërkohet nga disa klube dhe mund të jetë largimi i bujshëm i "Zonjës" në verë.

"Polemikat e Chiesas? Ashtu ishte momenti, ka pasur episode edhe më të rënda se aq. Federico ka pasur probleme pas dëmtimit, por unë jam i lumtur me atë që ai po bën. Ka ende për të mësuar dhe të kuptojë më shumë veten. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ashtu si edhe Vlahovic", vijoi Allegri.

Përpara mediave trajneri analizoi sezonin, duke thënë se janë brenda objektivave.

"Objektivi ynë ishte që në mars apo në prill të ishim në garë për objektivat tanë dhe ashtu është. Jemi në Kupën e Italisë dhe afër kualifikimit në Champions, tani vjen pjesa më e bukur e sezonit, luajmë për gjithçka në këto 60 ditë. Të mendojmë vetëm për këtë sezon, më pas klubi do të na thotë se çfarë mendon për të ardhmen”, u shpreh Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?