Juventus dhe Milan luajnë nesër në 20:45 për javën e parafundit në Serie A. "Zonja e Vjetër" mban vendin e shtatë me 59 pikë, pesë më pak se Milani që është në Champions League. Dënimi me heqjen e 10 pikëve ka bërë që Juve mos jetë në Champions, me trajnerin Allegri që kërkon pikët për objektivin. Për mediet, livornezi ka treguar se pas 5 qershorit do flasin me klubin për të ardhmen.
“Matematika nuk na lë jashtë çdo gjëje, kemi ende një shpresë për të hyrë në Europë dhe duhet të konsolidojmë renditjen. Nesër luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në shtëpi. Nesër është Juventus - Milan dhe ndeshja ndaj Empolit e komplikoi procesin tonë”, tha Allegri.
Trajneri kërkon pikët për zonën evropiane, me Juven që nesër luan për herë të fundit para tifozëve të tyre.
"Ishte një javë e vështirë dhe jo e mirë, duke parë rezultatet pas zhgënjimit në Sevilla dhe humbjes në Empoli. Kundër Milanit do të jetë një mbrëmje e mirë sepse është e fundit në stadiumin tonë. Kemi 69 pikë në fushë, ndeshja e nesërme na jep ende shpresë për të hyrë në Europë", vijoi livornezi.
Allegri tregon se pas 5 qershorit do flasin me klubin për të ardhmen, paçka se trajneri ka edhe 2 vite kontratë.
“Kam edhe dy vite të tjera kontratë me Juventusin dhe do të bëj më të mirën për t’i rikthyer ata në garë për titullin kampion. Nga 5 qershori e në vazhdim do të flasim me drejtuesit për të ardhmen. Drejtori sportiv? Me kompaninë jemi në linjë për gjithçka, nuk kam fuqi për ta bërë këtë dhe as për të vënë veton.", tha mes të tjerash trajneri i Juves.