Massimiliano Allegri

Allegri: Napoli kërkon të 'marrë hak' kundër nesh, kërkojmë vendin e dytë

22 Prill 2023, 16:20
  • Share

Juventus dhe Napoli luajnë nesër në 20:45 për raundin e 31-të në Serie A. Miqtë e Spallettit janë në krye të klasifikimit, teksa vendasit e Allegrit mbajnë vendin e tretë pasi Apeli i riktheu 15 pikët e hequra për çështjen "Prisma" dhe fitimet kapitale. Në konferencën para ndeshjes, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri tha se të tijtë do kërkojnë vendin e dytë.

“Napoli? Një skuadër që është në rrugën e fitimit të kampionatit që po e bën me meritë të plotë. Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të fortë, që sapo janë eliminuar nga Champions League dhe kërkon hakmarrje. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë në zonën Champions dhe të synojmë vendin e dytë”, tha fillimisht trajneri i 'Zonjës'.

Më pas trajneri foli edhe për emrat që do hedhë në fushë nesër, teksa për Vlahovic tha se ka qenë i pafat para portës. Trajneri nuk mund të mos përmendte edhe objektivat dhe 15 pikët e rikthyera.

“Unë do të vendos për skuadrën të dielën në mëngjes, sepse duhet të shoh se si është Bremer. Bonucci dhe Rugani janë mirë dhe njëri prej tyre do të luajë, De Sciglio është në dispozicion. Vlahovic ka qenë pa fat, duhet të përmirësohet edhe më shumë. Na u desh të rregullonim gjithçka në momentin që u pezulluam me 15 pikë. Tashmë ato pikë u rikthyen dhe duhet të përpiqemi të përfundojmë në vendin e dytë dhe të mbërrijmë finalet e Kupës së Italisë dhe Europa League”, tha Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?