Tragjedia në Shkodër, motra e Alma Arrazit për Report Tv: Mi ka treguar të gjitha, tradhtinë e ofendimet! Burrin e pa me të dashurën, nuk ikte se s'i jepte fëmijët

7 Maj, 13:10| Përditesimi: 7 Maj, 16:27

  • Share

Genta Bushati motra e Alma Arrazit që u mbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët në një intervistë të dhënë për Report Tv ka konfirmuar se bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi  e tradhtonte dhe ofendonte. 2 muajt e fundit Alma dhe Erdgysi siç thotë e motra nuk kishin asnjë komunikim me njëri tjetrin e ndonëse jetonin në një shtëpi flinin të ndarë. 

Motra i ka shprehur të gjitha shqetësimet për burrin, xhelozinë që ka pasur, tradhtinë që ka pasur, motra mua mi ka treguar të gjitha, që ai e tradhton, që ai njeh dikë tjetër, që e ofendon, që nuk janë më bashkë, që nuk janë të lumtur, që nuk e konsideron më si grua. Kanë pasur gati 2 muaj që nuk kanë pasur as komunikim, edhe pse kanë ndenjur në një shtëpi bashkë, motra ime ka fjetur në dhomë veç, ai ka fjetur në kuzhinë”, tha ajo.

E motra thotë se sherret mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa Alma gjente shpesh qetësinë te ajo, por hapin për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia nuk e ndërmori pasi Erdgysi nuk i jepte fëmijët.

“Ja kam kërkuar motrës shumë herë të largohet, motra ime ka ardhur 8 herë apo më shumë, ka ardhur gjithmonë tek unë sa herë ka pasur probleme me burrin, sherre, debate që kas pasur në shtëpi, ka ardhur gjithmonë. Nuk është larguar për arsye se ai nuk i jepte fëmijët, edhe shpirti, zemra e saj ka qenë tek ata fëmijë, mos t’i linte fëmijët, edhe këtë e bëri e shkreta”.

Momenti që i ka dhënë Almës shtysën e fundit për të shkuar drejt aktit tragjik që vetëmbytjes bashkë me fëmijët në Bunë ka qenë kur ka parë burrin me të dashurën, konfirmon e motra. Porosia e Erdgysit për motrën e tij që kur të dilte me Almën ta lajmëronte nuk u zbatua këtë herë.

“Arriti e pa me sytë e saj. Kunata e saj më tha: Kemi dalë për kafe, ka qenë ora rreth 8 e darkës, kemi ndenjur rreth 2 orë brenda, kemi pirë kafe tek Lokal Panorama, kur kemi dalë nga kafja të dyja bashkë me gjithë fëmijë për të ikur në shtëpi, ky (Erdgysi) i ka kaluar para këmbëve me të dashurën e vet. Ky (Erdgysi) nuk e ka pas ditur që Alma ka qenë duke pirë kafe, Alma e ka parë këtë se ai ishte në timon duke parë rrugën para. Alma e pa me sytë e saj”, tregon e motra.

E revoltuar Genta Bushati është me kunatën e motrës që në në atë moment të vështirë për Almën nuk vendosi ta marrë në shtëpië e saj.

Jam shumë e revoltuar me Valentinën (kunatën e Almës). Si ka mundësi moj Valentina i thashë që e le Almën vetëm, pse ti nuk këmbëngule të shkoje me Almën tek shtëpia, pse ti nuk i the Almës: Në rregull Alma nëse ti e ke vendosur të largohesh nga shtëpia hajde me mua te shtëpia dhe largohu nga shtëpia që të mos më hapësh probleme edhe mua, se nuse jam edhe unë. Pse nuk e the ketë fjalë ti Valentina? Nuk pata Genta se çfarë t’i thoja – (më tha) se Alma e pa me sytë e saj, ai i kaloi para këmbëve me të dashurën – tha”, tregon më tej për Report Tv.

E prekur Genta thotë se Alma i kishte treguar se tashmë Erdgysi nuk e konsideronte më si gruan e tij por vetëm e ofendonte dhe shante vazhdimisht.  

“Motra nuk ka dashur të më shqetësojë si motër që të më thotë më ka rrahur, por ka pasur dhunë psikologjike, më shumë ka pasur ofendime, sharje, bullizime, e ka pështyrë në fytyrë. Fakti që e pa duke i kaluar edhe para këmbëve....E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma? Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”.

I kam thënë edhe kunatit tim, që Valentina më ka treguar që ju ka parë, ai është nxehur edhe me kunatën (Valentinën) edhe ma ka shprehur edhe mua në telefon. E kam porositur Valentinën – ka thënë ky (Erdgysi) - që kur të dalësh me Almën më lajmëro në telefon që unë të jem i sigurt kur dal, të mbrohem mos të më shikojë Alma. I kam thënë kunatit tim thënë pse ja bën Almës këto gjëra, ti e di se çfarë bën Alma për ty? Edhe në burg kur ka qenë ai (Erdgysi), Alma ka pasur djalin të vogël në karrocë, i nxehtë ishte... Kam rastisur unë në Shkodër kur Alma përgatiste ushqimet për të, përgatiste rrobat për t’ia çuar në burg, vrap tek posta t’ia paketonte. Aq shumë e ka dashur, aq shumë ka bërë për të, jashtë mase. E di që kunati (Edisoni) i ka thënë se nuk ka tradhti, por unë i kam të faktuara që janë të gjitha të vërteta. Normale që ai do i dalë për zot vëllait të vet, nuk do i dalë për zot motrës sime.”

Ora 16:26
I afërmi i Erdgys Arrazit në 'Report Tv': Motra e Almës gënjen, s'ka qenë me të dashurën! Atë ditë ishte në punë te dyqani i vet

1714904252_erdgysarrazi.jpg

I afërmi i Erdgys Arrazit, në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ për Report Tv, ndryshe nga dëshmia e së motrës së Alma Arrazit, thotë se 31-vjeçari nuk ka qenë me të dashurën në ditën kur ka ndodhur tragjedia, por ka qenë në punë.

‘Nuk është e vërtetë, se ka pasur lidhje. Dua ta faktoj atë ditë ka qenë në punë, ka qenë në qendër të qytetit te dyqani i vet ku punon deri mbasditen vonë. Atë ditë që pretendon motra se ka kaluar me të dashur para, bashkëshorti nuk ka qenë.

Mua më intereson me përgënjeshtru atë që thotë e motra. Erdgysi nuk ishte me të dashurën atë ditë, ishte në punë. Ne e kemi gruan e shtëpisë. Ne duam ti bëjmë adetet siç duam ti bëjmë., ajo ka qenë nusja e shtëpisë sonë. Dëshira jon është ta nxjerrim prej shtëpisë sonë.’- tha i afërmi i Erdgys Arrazit.

Ora 14:35
Sherri i fundit mes Almës dhe Erdgysit, e motra: Mbyllte derën e kuzhinës me karrige, fliste me të dashurën! Kur Alma mori ujë, e pështyu në fytyrë

Sherri i fundit mes Alma Arrazit dhe Erdgys Arrazit ka ndodhur rreth një javë para se ajo t'i japë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. Motra e saj Genta Bushati, ka treguar përmes një intervistë për Report Tv mënyrën sesi Erdgysi e trajtonte, duke i shkaktuar të ndjerës stres.

“Di që herën e fundit, punë jave para se Alma ta merrte këtë vendim, më ka thënë se është futur në kuzhinë, ka hapur derën, sepse ai mbyllte derën me karrige që të ishte i qetë të fliste me të dashurën e vet. U fut të marrë ujë për fëmijën te lavamani dhe kur është futur, ai e ka pështyrë në fytyrë dhe i ka thënë “moj zhumile”, që do të thotë plehrë. Këto mi ka dhënë motra ime, ofendimet që i ka bërë. Është ndjerë keq me gjithë ato ofendime që i janë bërë. Ka qenë jashtë mase e stresuar, e mërzitur”.

Ora 13:47
E motra: Almën do ta varrosim në Durrës, do ishte gjallë po të mos e shihte Erdgysin me të dashurën! S'shkojmë në funeral të fëmijëve

1715082719_almaarrazi.jpg

Genta Bushati thotë për Report Tv se nuk do të marrin pjesë në funeralin e tre fëmijëve të motrës së saj Alma Arrazit, që u hodhën bashkë me të në lumin Buna. Fajtor për vdekjen e të motrës ajo bën Erdgys Arrazin, ndërsa shton se as në funeralin e fëmijëve nuk do të marrin pjesë.

"Nuk do marrim pjesë në varrimin e fëmijëve sepse nuk kemi më lidhje...të shkojë unë në shtëpi të tij...Unë i lutëm Zotit, të gjithëve, policisë, të gjendet motra ime, dhe motrën tonë ta marrim dhe ta varrosim në Durrës, sepse nuk ka lidhje të varroset në Shkodër, se shkaku i vdekjes së saj është burri i vet. Të mos e shikonte motra ime para këmbëve me të dashurën e tij do ishte gjallë sot, do ishte në shtëpi, fëmijët do ishin në shtëpi, duke ngrënë, duke pirë, duke luajtur e duke qeshur, nuk do ishte sot motra ime me gjithë fëmijët në arkivol", tha ajo në intervistën për Report Tv.

Ora 13:35
‘Erdgysi i kaloi para me makinë, kishte dhe të dashurën’, fjalët e fundit të Alma Arrazit: E prisja dhe këtë ditë që ta shihja me sytë e mi

1715081881_ffffdddd.JPG

Ditën që Alma Arrazi vendosi që të hidhet në Bunë bashkë me fëmijët, ka parë burrin e saj Erdgys Arrazin në makinë bashkë me të dashurën duke i kaluar para saj. Kështu tregon në intervistën për Report Tv motra e saj Genta Bushati.

“E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma? Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”, ka treguar Bushati.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/05/2024 01:36

    Gabim qe nuk merrni pjese ne varrimin e motres tuaj dhe femijeve me arsyetimin /se nuk keni lidhje me palen tjeter,se nuk doni te shkoni ne shtepine e tyre/. Nuk ju detyron njeri as te shkoni ne shtepi,as te takoheni me njeri-tjetrin dhe as t'i falni,por ne funeral mund te shkoni dhe mos harroni ajo eshte motra juaj dhe ata femije jane po aq te saj biologjikisht sa dhe te burrit.E late vetem ne jete,ku vetem degjonit ankimet e saj,pa marre iniciativen per t'a ndihmuar,kurajo qe ajo se pati kurre ne vetvete,por te pakten mos e braktisni dhe te vdekur,pse ju eshte lenduar sedra!

    Përgjigju
  • LORA: 07/05/2024 18:20

    Mund te jete vrasje,me nje alibi te thurur mjeshterisht.

    Përgjigju
    • Shkodra: 07/05/2024 21:26

      Keshtu mendon gjith shkodra, shohim ca ban prokuroria

  • goni: 07/05/2024 16:40

    boll or injorant

    Përgjigju
  • arben xhafer: 07/05/2024 14:43

    po ti kur ike dit tana ta kishe ba alarm ta kishe padit ti ta kishe ndihmu jo te ishe ne dijeni te gjanave e mas flitesh se kshu edhe ti je bashk fajtore si te tjetrt

    Përgjigju
  • Pse: 07/05/2024 14:32

    Keshtu ndodh pra kur rritesh e nenshtruar. Kur e din qe nuk ke krah as familjen tande. Ju prind qe e keni dit si ju trajtohet vajza pse nuk i keni dhan zemer me i than qe e ke nje vend tek une. Nga ana tjeter ky maskarai e ka pa ket femer te shkrete thjesht per riprodhim duke e kercenu qe do ia japi femijet. Jo vetem qe nuk e ka dasht po e ka mbajt aty si nje hic duke e ofendu e duke e zhvlersu cdo dite. Maskara i ndyte, plehra. Meshkuj qe merrni fryme kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?