Kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

'Alma mos u mërzit', Rama sqaron arsyet e largimit nga detyra të Avokates së Shtetit

31 Tetor 2018, 10:33| Përditesimi: 31 Tetor 2018, 10:56

  • Share

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, ka sqaruar arsyen e lirimit të Avokates së Shtetit, Alma Hicka. Sipas Ramës, Hicka u largua nga detyra me dëshirën e saj dhe për arsye personale duke hedhur poshtë aludimet për shkarkimin e saj.

Kazanët po ziejnë një broçkull për "shkarkimin" e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses.

Edi Rama, kryeministër

Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama dhe në vend të saj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka propozuar Artur Metanin. Hicka u emërua në këtë post nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013.

Komento

Komente

  • Tini: 31/10/2018 18:24

    Ke te drejte timonier se Icka ishte avokate e shkrkqyer , pasi humbi te gjitha gjygjet ne favir te shtetit . Nuk e kuptuam , kjo ishte per te mbrojtur shtetin apo privstet ?

    Përgjigju
  • ela: 31/10/2018 13:53

    po qe se ti lavderon kete plehre atehere largohu dhe ti qe deri tani ke mbrojtur maskarenjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?