Tolgahan dhe Almeda

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman zgjedhin jugun e Shqipërisë për pushimet e tyre, çifti i njohur ndajnë foto nga Dhërmiu

8 Gusht 2023, 15:15| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 15:20

  • Share

Edhe këtë vit modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman kanë zgjedhin bregdetin shqiptar, për të kaluar disa ditë pushimi bashkë me fëmijët e tyre.

Prej vitesh, çifti i njohur kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri, duke vizituar disa nga atraksionet në jug të vendit.

Kështu kanë bërë edhe këtë vit duke vazhduar ‘traditën’ e tyre.

Me të mbërritur në bregdetin shqiptar, të dy kanë publikuar foto dhe video, nga të cilat kanë zbuluar se po qëndrojnë në Dhërmi.

Në një foto që publikoi bukuroshja shqiptare, dyshja shihet bashkë me djalin dhe vajzën e tyre teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?