Politikë

Almer Toska: Asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu

27 Janar, 21:30| Përditesimi: 27 Janar, 21:39

  • Share

 

Gazetari Almer Toska i ftuar në Report Tv kritikon partitë e reja, për të cilat thotë se nuk kanë platformë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Toska thotë se asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu.

“Kam kritika për partitë e reja. Endri ka platformë ka ide, ndryshe nga ata të tjerat.  O ka pasur frymëzim Kreshniku në 2013 për të marrë një valë votash, kur shihja protestat e kreshnikut ishte plot i mbushur bulevardi. Kishte frymë, mbështetje dhe mesazhi patriotik qe kishte Kreshniku ishte më i favorshmi i kohës së gjetur. Sot partitë e vogla politike janë të disavantazhuara nga sistemi, nga përplasja me njëra tjetrën, nga egot që kanë, manipulimi që mund t’u ndodhë nga qeveria”, tha Toska.


Lajmi kryesor:

Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?