Alo nënë, jam yt bir, dëshmori Kosovës, Taulant Nura. Nënë, unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë. Të jetoje me ç’mbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari edhe me infermierët. Pa e ditur se ato do ishin vrasëse "tiktoku".
Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëherë nga plumbat e pushtuesit. Ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore. Media nënë edhe këndej në botën e përtejme po flet si u dhunove ti, por këtu askush s’reagon nënë.
Por mos u mërzit është njësoj si aty tek bota juaj. Reagojnë në Facebook rrjete e statuse nënë, por kujtohen për ty veç pas qametit. S’reagojnë për ta parandaluar e rregulluar. Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! por pse të çuan kur ishe gjallë!!! Eja nënë se vdekja është më e lehtë dhe e bukur se braktisja. Po lajme ke parë nënë? Askush s’u kujtua për mua dëshmor e nënën time të ve. As sot nënë, pse shkove ti aty? Si trajtohesh ti e nënat e Kosovës e Shqipërisë.
Fill pasi të vranë me shuplakat e jo humanëve. U kujtuan që je nëna ime e dëshmorit Taulant Nura. Ja fiks si lajmi kur përçudnohen gjysh e gjyshe për ca klikime. Nënë të përqafoj, por as tre ditë dhe ti do harrohesh si në media ashtu edhe në njerëzit që mbijetojnë e kanë harruar të jetojnë.