Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të lakuara në botë përsa i përket atraksioneve turistike spektakolare.
Gazetarja Katy Dartford, përmes një shkrimi të publikuar në Euronews Travel, ka theksuar magjinë e alpeve shqiptare dhe relievin e përshtatshëm për të bërë ski. Dartford fton turistët të mos fokusohen vetëm tek vendet popullore si Franca, Zvicra, Italia dhe Austria për të bërë ski, por të provojnë eksperienca të reja në vende si Shqipëria.
Gazetarja ka përmendur në listën e saj Bjeshkët e Nemuna duke renditur në vendin e 12.
Pjesë nga shkrimi i gazetares Katy Dartford:
Bjeshkët e Nemuna
Bjeshkët e Nemuna, një varg malesh në gadishullin e Ballkanit perëndimor, ofrojnë disa nga skitë më të mira në Evropë.
Sipas folklorit vendas Bjeshkët e Nemuna u krijuan nga djalli kur u lëshua nga ferri për një ditë të vetme të keqe.
Faqet e saj të pjerrëta shkëmbore të kujtojnë Dolomitet italiane, praktikisht të padepërtueshme gjatë verës me vetëm një seri kalimesh të larta që lidhin një numër të vogël fermash në lugina.
Këtu ndihesh larg, shumë larg Evropës së shekullit të 21-të.
Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, të cilat kalojnë zig-zag në të gjithë gadishullin e Ballkanit perëndimor, Bjeshkët e Nemuna ofrojnë linja të pjerrëta skijimi nga majat si Maja e Rosit ose Maja Jezerca me pamje mahnitëse të Shqipërisë veriore, Kosovës dhe veriut të Malit të Zi.
Pikat më të mira janë rreth luginës së Valbonës dhe Thethit. Këtu mund të qëndroni me familjet pritëse ose në një nga bujtinat dimërore. Nuk ka opsione apres-ski, por ngroheni duke provuar rakinë e bërë në shtëpi, një pije tradicionale kumbulle.