Alpha Bank/ 25 milionë Euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare, me garanci nga BE

10 Korrik 2019, 13:38| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 17:12

  • Share

Fondi Evropian i Investimit (EIF) dhe Alpha Bank Albania nënshkruan një marrëveshje prej 25 milionë Euro, për financimin e NVM-ve shqiptare, si pjesë e Programit për garantimin e huave - COSME, të ofruar nga Bashkimi Evropian, qëkrijon mundësi për financim për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Kjo është marrëveshja e parë e programit COSME për Shqipërinë.

Sipas kësaj marrëveshje, duke filluar që prej 1 tetor 2019, Alpha Bank Albania do të ofrojëhua për NVM qënuk plotësojnë kërkesat e bankës për kolateral nëpërmjet garancisë së COSME. Vlerësohet se rreth 200 biznese do të përfitojnënga financimi i ri, me kushte më të favorshme mbështetur ne këtë program garantimi.

Komisioneri për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM-të, Elżbieta Bieńkowska tha: “Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, kanë gjithnjë nevojë për akses më të mirë në financim, për të krijuar vende pune, rritje si dhe për të bërë idetë e tyre projekte konkrete. Shqipëria është tashmë vendi i 32të, ku kompanitë e vogla dhe të mesme mund të kenë akses në kredi të siguruar nga BE dhe jam shumë e gëzuar të shoh që më shumë se 200 kompani shqiptare do të përfitojnë tashmë nga aksesi më i mirë në financim, falë BE-së. Në total, kreditë e siguruara nga COSME ofrojnë më shumë se 25 miliardë Euro financime për më shumë se 450 000 NVM evropiane.”

Pier Luigi Gilibert, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Europian të Investimit (EIF), shtoi: “EIF ka kënaqësinë të nënshkruajë marrëveshjen e parë të garancisë COSME në Shqipëri. Mbështetja e bizneseve të vogla dhe krijimi i vendeve të reja të punës, është nëqendër të strategjisë së EIF-së, dhe ne kemi besimin se ky transaksion i ri do të kontribuojë në nxitjen e rritjes në Shqipëri”.

Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, tha: “Kam kënaqësinë të njoftoj nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet EIF-së dhe Alpha Bank Albania, një bashkëpunim serioznë interes të përmirësimit të qëndrueshmërisë financiare të NVM-ve në të gjithë sektorët e biznesit në Shqipëri. Jemi të lumtur që jemi ne  partneri i përzgjedhur për transaksionin e parë nëShqipëri me COSME, dhe jemi gati të fillojmë të zbatojmë strategjinë tonë ambicioze, duke vënë infrastrukturën e Bankës në të gjithë vendin, në dispozicion të NVM-ve, që të shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë dhe të kenë akses në financim me kushte financiare të favorshme dhe kërkesë të ulët për kolateral. Ne besojmë se ky instrument financiar i BE-së – që ofron deri në 25 milionë Euro financime – do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të NMV-ve, në aspektin e formalizimit, konkurrueshmërisë dhe rritjes ekonomike”

Rreth EIF

Fondi Evropian i Investimit (European Investment Fund - EIF)është pjesë e grupit të Bankës Evropianë të Investimit. Misioni kryesor i tij është mbështetja e bizneseve evropianë shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar të kenë akses në financim. EIF harton dhe zhvillon sipërmarrjen dhe rritjen e kapitalit, garanci dhe instrumente mikrofinanciarë, që kanë si objektiv specifik këtë segment të tregut. Në këtë rol, EIF mbështet objektiva e BE-së për mbështetje të inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit, sipërmarrjes, rritjes dhe punësimit.

Rreth Alpha Bank Albania

Alpha Bank Albania filloi të operojë në Shqipëri në janar të vitit 1998. Është pjesë e Grupit Alpha Bank, një nga grupet udhëheqëse në sektorin financiar në Greqi, që ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh financiare me cilësi të lartë.

Alpha Bank Albania është një nga bankat më të mëdha në vend, me një pjesë të konsiderueshme të tregut në biznesin bankar e shitjes me pakicë dhe shumicë. Qëllimi i Alpha Bank Albania është mbajtja e një baze kapitali të shëndetshme, për të mbështetur zhvillimin e Bankës dhe të ruajë besimin e depozituesve, tregut dhe partnerëve të biznesit. Alpha Bank Albania ka ruajtur raporte të larta likuiditeti dhe është një bankë vetëfinancuese, me diferencë pozitive depozitë-hua, në Lekë dhe në valutë, prej shumë vitesh.

Rreth COSME

COSME është program i Bashkimit Evropian për Konkurrueshmërinë e Sipërmarrjeve dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), në fuqi prej vitit 2014 deri në 2020, me buxhet total 2.3 miliardë Euro. Jo më pak se 60% e programit do të shkojë për lehtësimin e aksesit në financim për NVM-të nëEvropë, nëpërmjet dy instrumenteve financiare. Huaja me Garanci COSME mbështet me garanci dhe kundër-garanci institucionet financiare për t’i ndihmuar këto të fundit që të ofrojnë më shumë kredi dhe qira financiare për NVM-të.Ky instrument përfshin gjithashtu edhe garantim të portofolit të huave të NVM-ve. COSME mbështet rritjen e NVM-ve edhe meinstrumentin COSME për fonde të veta (COSME Equity Facility for Growth) nëpërmjet ofrimit të kapitaleve në risk, kryesisht në stadet e rritjes dhe zgjerimit. Programi COSME bazohet në suksesin e Programit për Konkurrueshmëri dhe Inovacion (CIP) (2007-2013), që ndihmoi përfitimin e thuajse 21 miliardë Euro hua dhe më shumë se 3 miliardë Euro kapital për më shumë se 384 000 NVM në Evropë.

Për t’ju mundësuar për financim nga BE-ja, nëpërmjet institucioneve financiare në vendin e tyre,bizneset mund të informohen në: LINKUN KETU

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?