Aftësitë e kufizuara mund të shërbejnë si pengesë, sa kohë i besoni personalisht se një gjë të tillë. Alpinisti kinez Zhang Hong, e ka vërtetuar pikërisht këtë gjë pasi ka ngjitur majën më të lartë në botë nga ana e Nepalit, duke u bërë njeriu i parë i verbër në Azi dhe i treti në botë që ngjitet në malin Everest.
“Pavarësisht nëse jeni me aftësi të kufizuara, nëse keni humbur shikimin ose nuk keni këmbë ose duar, nuk ka rëndësi për sa kohë që keni një mendje të shëndetshme ju gjithmonë mund të bëni atë gjë që njerëzit e tjerë nuk mund ta bëjnë, “tha Zhang.
Hong ka lindur në qytetin jugperëndimor të Kinës Chongqing dhe ka humbur shikimin në moshën 21 vjeçare për shkak të glaukomës.
Frymëzim për të ka qenë Erik Weihenmayer, një alpinist i verbër amerikan që ngjiti malin Everest në 2001.
“Unë jam akoma shumë i frikësuar, sepse nuk mund të shihja se ku po ecja dhe nuk mund të gjeja qendrën time të gravitetit, kështu që nganjëherë rrëzohesha. Por unë vazhdoja të ngjitesha edhe pse ishte e vështirë, unë duhej të përballesha me të tilla vështirësi, këto janë sfidat; ka vështirësi dhe rreziqe,” tha Zhang.
Nepali rihapi malin Everest në prill për të huajt, pasi u mbyll vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.