Drejt Punës

Alpinisti në pension rrëfen për Report Tv pasionin për të ngjitur malet: Kam rrezikuar jetën në Alpe! Emri Llukovi: Stërviteshim për të mbrojtur Atdheun

6 Shkurt 2022, 17:20| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 17:51

  • Share

Ishte 24 vjeç kur vendosi të ndiqte ëndrrën për të ngjitur Alpet. E ka filluar në vitin 1974 për ta përfunduar në 1989, kur sporti i alpinizmit profesionist u mbyll në vendin tonë.

'Për herë të parë kam ngjitur malet e qarkut të Kukësit me Gjallicën, Koritnikun edhe Pashtrikun. Pastaj kemi filluar me Jezercën, Korabin, Majën e Valbonës, e me radhë kret Alpet e Shqipërisë, duke filluar nga Thethi, Boga e Shkodrës e Deri tek Malësia e Shkodrës.'- u shpreh ai.

Tashmë në pension, 70-vjeçari nga Kukësi, Emri Llukovi ruan në kujtime eksperiencën e bukur por dhe të rrezikshme.

'Në këto male që kemi kaluar më e vështira ka qenë maja e Jezercës, pas shkaktoheshin edhe shumë orteqe. Shume veta kanë vdekur nga ortekët. Janë shumë te rrezikshme, s'të lë afat. ne mbanim spango në dore, që të rrotullohet në sipërfaqe të borës, që në rast se vjen ekipi i shpëtimit të të shpëtojë të të gjejnë.'- tha ai.

Llukovi rrëfen për Report Tv se alpinizmi në kohën e diktaturës ka qenë sport në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Ekipet stërviteshin jo vetëm për aktivitete kombëtare, por edhe për mbrojtjen e vendit.

'15 ekipe të Shqipërisë kanë qenë. Ne për atë punë u stërvitnim më tepër, se armiku ka zënë një vend një luginë, që është i rrethuar nga malet. Me atë stërvitje ishim detyruar që t'i shkojmë armikun dhe ta zinim brenda.'- u shpreh alpinisti.

70-vjeçari ka një mesazh për riaktivizimin e sportit të alpinizmit profesionist.

 'Ju bëj thirrje fëmijëve nxënësve, të rinjve, kush të ketë mundësi të ndjekin sportin e alpinizmit, është një ndër sportet që i jep jetëgjatësi njeriut. Shteti duhet të marrë masa që të aktivizojë këtë lloj sporti.'- përfundoi ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 07/02/2022 07:33

    Stërviteshin për të mbrojtur Atdheun!!! Sa bukur tingullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?