Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar në Alpet shqiptare.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maja e Thatë Valbonë. Sipas informacioneve të policisë dyshohet se alpinisti ka humbur jetë.
"Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur "Maja e Thatë", Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.
Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë, thuhet në njoftimin e policisë.