Foto ilustruese

Kronikë

Alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare, parashikimi i motit për sot

4 Qershor 2021, 07:11| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 07:14

  • Share

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht i kthjellët dominon në ultësirën perëndimore, por vranësira të herë pas hershme paraqiten në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu do të kenë Europa Qendrore dhe Pellgu i Detit të Zi. Ndërsa dominimi i moti të kthjellët vijon në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, më të theksuara kthjellimet mbeten në gadishullin e Ballkanit dhe Europën Jugperëndimore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?