Moti i vranët

Sociale

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

24 Janar, 07:09| Përditesimi: 24 Janar, 07:11

  • Share

Sot (e premte) moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm me alternime vranësirash në veri si dhe kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushatarak, reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët në zonën veriperëndimore parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të cilat nga orët e mesditës e pasditë pritet ndërprerje graduale e tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 14°C

në zonat e ulëta 3 deri 17°C

në zonat bregdetare 7 deri 17°C

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?