Altin Dumani, dosjet nga arrestimi i Enkelejda Hoxhës, goditja e Rrumit të Shijakut, shpëtimi i Luftar Reçit nga helmimi, Jan Prenga deri tek banda e Talo Çelës 

16 Dhjetor 2022, 16:57| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 07:01

  • Share

Altin Dumani do të drejtojë SPAK-un deri në fund të vitit 2025. I lakuar si i preferuar nga SHBA-të, Dumani mori 5 vota pro, duke u zgjedhur në krye të SPAK, pas një procesi që u ndoq nga afër nga ambasadorja Amerikane Yuri Kim. Altin Dumani, 47 vjeç, i lindur në Shupenzë të Dibrës, e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999. Në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës. Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv.drejtusit deri në vitin 2007.

Në vitin 2007, Dumani u transferua në Prokurorinë e Tiranës në pozicionin e zëvendësdrejtuesit në sektorin e krimit ekonomik. Në vitin 2010, Altin Dumani u emërua në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë. Në vitin 2019, Dumani u komandua si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Në korrik të vitit 2019, Dumani u konfirmua lehtësisht dhe pa asnjë problem në detyrë nga Komisioni i Vetingut. Altin Dumani u rendit i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK-ut. Në 25 nëntor 2019, Dumani u emërua prokuror në SPAK.

Po cilat janë dosjet që ka pasur në dorë Altin Dumanin, duke e projektuar si një prokuror të pakompromis dhe me autoritet?

Altin Dumanin ka qenë pjesë e grupit të prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen e Gërdecit, ku edhe kërkoi burg përjetë për tre nga 29 të pandehurit. Dumani udhëhoqi edhe operacionin e bujshëm që çoi në pranga 13 persona, mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha, e cila lironte një nga një nga burgu vrasësit, madje edhe të dënuar me burgim të përjetshëm.

Altin Dumani ka në dorë edhe dosjen për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, i shpallur në kërkim për korrupsion dhe tjetërsim e 400 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit. Pas një hetimi 2-vjeçar, Altin Dumani kërkoi sekuestrimin e pronës së tjetërsuar dhe arrestimin e Rrumit të Shijakut.

Dumani ka pasur në dorë edhe dosjen e grupit që tentoi të eliminonte në burg me anë të helmimit bashkëpunëtorin e SPAK-ut, Luftar Reçi, i cili ka rrëfyer krimet e 17 viteve më parë të grupeve të Shullazit dhe Lul Berishës. Dumani çoi për gjykim Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën, të cilët tentuan të blinin dhe më pas të eliminonin Luftar Reçin, pasi ky i fundit nuk pranoi të tërhiqte dëshminë.

Altin Dumani është lakuar edhe si prokurori që bindi Nuredin Dumanin të të rrëfente krimet e tij, të bandës së Talo Çelës si dhe të një grupi kriminal që vepronte në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke zbardhur një sërë vrasjesh dhe implikuar mbi 30 figura të krimit të organizuar.

Dumani po heton edhe disa ish zyrtarë të SHISH dhe policisë, të cilëtr dyshohen se kanë shitur informacione sekrete tek shërbimet jo miqësore për Shqipërinë. Dumani, bashkë me Arben Krajën, po ndjekin hetimin edhe për çështjen e aferës CEZ-DIA, duke dyshohet se janë informuar disa ish zyrtarë të nivelit të lartë. Dumani ka kryer hetimet që çuan në arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, për korrupsion, pasi kishte pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Dumani ka marrë pjesë edhe në hetimin e ngjarjes së rëndë të rrëmbimit të Jan Prengës, vrasjen e tij në kompleksin “Golden” dhe zhdukjen e turpit, si pasojë e konfliktit mes bandave të kokainës. Ngjarja e zbulua, ndërsa SPAK ka kërkuar burg për jetë për Festim Bexhdilin, ndërsa janë identifikuar urdhëruesit që vijojnë t’i fshihen drejtësisë.

Një tjetër dosjes së bujshme në duart e Altin Dumanit është edhe çështja e kardiologut Edvin Prifti, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash. Priftit i janë bllokuar edhe rreth 700 mijë USD, të dyshuara si para korrupsioni.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARDIT C.: 17/12/2022 18:12

    Shpresoj dhe uroj që Dumani të heqë “perden e dumanit” për disa çështje kyçe, që i bënë njerëzit e varfër të paguajnë koston. Të rinjtë tanë të arsimuar duhej të braktisnin vendin! biznese të konsoliduara në duart e 4-5 personave. ata nuk sponsorizojnë as një ngjarje bamirësie! A mund ta imagjinosh! i bënë njerëzit “limon” me ndihmën e drejtpërdrejtë të vendimmarrësve, të cilët fshihen në atë “perde Dumanit”.:

    Përgjigju
  • Andi: 17/12/2022 12:56

    Ke Prenga do i ket marr leket mir ky se i pushoi hetimin te gjith te pranishmve....

    Përgjigju
  • Tani: 16/12/2022 22:32

    Ne 2000 me nje vit pervoje pune dhe 25 vjecar ka drejtuar prokurorine e Tropojes !!!!! Ky vend nuk behet me .

    Përgjigju
  • Hero i Punes Socialiste: 16/12/2022 19:24

    Dumani i paska dhene dum disa prej ceshtjeve me te nxehta! Per Jan Prengen arrestoi bahcevanin e restorantit, ndersa vrasesit e vertet livadhisin rrugeve! Recit i mori deponimin, Dumanit (tjeter) i dha statusin e bashkepunetorit! Do pyeste ish drejtoresha e Tatimeve: “dhe ku eshte problemi ketu?” Nuk behet shqiperia me Dumaner mor jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?