Altin Dumani, meriton vlerësime që mori guximin të kandidonte për kreun e SPAK, në një moment shumë të rëndësishëm! Të pranosh të kandidosh e të drejtosh një nga institucionet më të rëndësishme të luftës ndaj krimit e korrupsionit në një vend si Shqipëria është çështje guximi, idealesh dhe po ashtu siç deklarojë vetë Dumani është edhe çështje pasioni për t'i shërbyer drejtësisë!
Pritshmëritë kanë qenë e mbetet të mëdha në lidhje me sukseset e Spak, por suskesi i këtij të fundit nuk është çështjesh pritshmërisë popullore, por as nuk është e nuk mund të jetë çështje hatër mbetje politike! Suksesi në drejtësi e në një vend si Shqipëria e përfshirë në një reformë "revolucionare", është edhe falë një procesi që don kohën e tij!
Vetë SPAK e kam konsideruar si një institucion "ad hoc" me dy faza:
- Mandati i parë tre vjeçar i Krajës ishte më shumë i domosdoshme për themelimin, ringritjen e tij e po ashtu, le të themi për vendosjen në binar një sistemi krejt të ri në metodikë dhe format
- Faza e dytë është kjo e Dumani e cila tashmë pritet të jetë faza operative dhe me siguri me pritshmëri të mëdha!
Spak ka dhënë sinjale të qarta për të krijuar një standard të ri në hetimin e me siguri suksesi do të varet nga pavarësia e tij, nga metodika, mbështetja e ndërkombëtarëve e sidomos e SHBA, por edhe nga skuadrat që të ndërtohen për çështje të korrupsionit të madh! Suksesi i prokurorit Falcone, nuk ishte vetëm fal idealit për drejtësinë, por falë një eksperience që kishte akumuluar ndër vite, data base të hetimeve që kishte ndjekur e skuadrës që krijoi rreth vetës! Dumani, ka një trashëgimi të mirë profesionale, një pasion për t'i shërbyer drejtësisë, por shpresoj të ketë edhe një skuadër në lartësinë e nevojshme! Sukseset do të jetë çështje kohe e koha është me shqiptarët!