Mes polemikave që shoqëruan zgjedhjen e Altin Dumanit, kreu i ri i SPAK prezantohet zyrtarisht të hënën para stafit. Dumani u zgjodh dje nga anëtarët e KLP me 1 votë diferencë nga Edvin Kondilli. Ambasadorja Kim që ndoqi nga afër procesin shprehu mbështetje, ndërsa kryeministri Rama e quajti procesin përgjigje ndaj akuzave të Berishës se qeveria ndërhyn në drejtësi. Në ceremoninë e prezantimit nesër do të jetë edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.
Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten e sotme duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.
Në mbledhjen e djeshme, gjatë kohës kur kandidatët po raportonin para KLP për platformën e tyre, në sallë mbërriti edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim. Diplomatja nuk la vend për spekulime dhe sqaroi se ardhja e saj nuk kishte qëllimin që të ndikonte në procesin e votimit, por për të treguar rëndësinë e procesit, duke e cilësuar si një moment kyç për reformën në drejtësi. Në sallë ishin edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane.
Ambasadorja Kim e cilësoi një moment të rëndësishëm për reformën dhe SPAK. Në përgjigje të akuzave që kanë mbërritur nga opozita, mes të cilëve edhe Sali Berisha që flasin për dështim të reformës, Kim këmbënguli që drejtësia ka bërë përparime. Si meritë, ia atribuoi jo vetëm qeverisë, por edhe opozitës që e ka sulmuar drejtësinë e re. Pas zgjedhjes së Dumanjt, Kryeministri Rama përmes një reagimi tha se ky proces tregoi që SPAK foli vetë, ndërsa shton se akuzat e opozitës se 'regjimi ka kapur' SPAK i mori era.
Përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian kanë uruar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij në krye të (SPAK). Në reagimin e bërë nga SHBA thuhet se do të ketë mbështetje të vazhdueshme për Dumanin dhe SPAK-un në luftën kundër korrupsionit. Por jo të të njëjtit qëndrim ka qenë opozita. Partia Demokratike e Sali Berishës shkruan se përplasja e ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama për kreun e ri të SPAK tregoi se drejtësia është e kapur dhe procesi i zgjedhjes nuk është i pavarur. Ndërsa Gazment Bardhi i PD-së zyrtare bën thirrje që kreu u ri i SPAK duhet të qëndrojë larg politikës.
Fred mjekercjapi qe nuk dha voten se i duhet te kape noj kocke pas mbarimit te afatit
Përgjigjufredi ka lene mjeker si ato pantallonat me katrore qe mbante veshur kur punonte si sekser ne vlore oi moj nene ca i bete ketij populli