Altin Dumani

Kronikë

Altin Dumani takim me prokurorët në Fier, në fokus forcimi i bashkëpunimit për hetimin e krimeve zgjedhore

11 Prill, 16:36| Përditesimi: 11 Prill, 19:22

  • Share

Fier-Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Fierit, gjatë ditës së sotme. 

Takimi u mbajt me prokurorët e kësaj prokurorie dhe Drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme ku mësohet se Altin Dumani shoqërohej nga Klodian Braho dhe Sotir Kllapi, i deleguar për Fierin për hetimin e krimeve zgjedhore. 

Report Tv mëson se në fokus të takimit ishte vënia e theksit për bashkëpunim mes SPAK dhe Prokurorisë së Fierit për të qenë sa më efektivë në zbulimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpuimit mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. 

SPAK ka ngritur një Task-Forcë për hetimin e krimeve zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, e cila do të funksionojë deri me mbarimin e zgjedhjeve dhe në krye të saj qëndron kryeprokurori Altin Dumani. 12 prokurorë do të shpërndahen në 12 qarqet e vendit si pjesë e kësaj task forcë për parandalimin e krimeve elektorale gjatë fushatës.

Për Tiranën janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i seksionit kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, Klodian Braho e së bashku me ta edhe Dumani.

Marrëveshja KQZ, SPAK, Prokurori e Përgjithshme do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me blerjen e votës, keqpërdorimin e administratës publike dhe të infrastrukturës shtetërore, si edhe me përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 11/04/2025 17:10

    Dumani duhet tu beje thirje per bashkepunim te gjitheve prokuroreve ne Shqiperi .Perse vete ne Fier ? Mos valle zgjedhjet jane vetem ne Fier ? A po pergatit nje Angon tieter per Fierin ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?