Kompleksi 'Golden' dhe Altin Hajri

Altin Hajri i dënuar me 7 vite (kurrë i arrestuar), tentoi të vrasë hidraulikun pasi i kërkonte 3 mijë € për punimet tek 'Golden'

29 Janar 2020, 09:44| Përditesimi: 29 Janar 2020, 12:38

  • Share

TIRANË - Altin Hajri, pronari i resortit "Golden" në Shijak, i shpallur në kërkim si i dyshuar për pengmarrjen dhe më tej vrasjen e Jan Prengës, rezulton të jetë në kërkim nga drejtësia, pasi në qershor të 2017-ës, ai është dënuar në mungesë me 7 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Teksa sot ai është personi më i kërkuar nga policia për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur më 11 janar 2020 në Kamzës, Altin Hajri kërkohej nga drejtësia për të vuajtur dënimin me 7 vite burg. Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke e dhunuar rëndë dhe më tej e kanë transportuar drejt kompleksit të dasmave në pronësi të tij, "Golden" ku dyshohet edhe të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve, ndërsa trupin e kanë fshehur ku ende policia nuk ka mundur ta gjejë.

Por cila është ngjarja që Altin Hajri ka marrë dënim nga Shkalla e Parë, teksa gjatë gjithë procesit të hetimit dhe gjykimit ka qenë në masë arresti me burg, të dhënë në mungesë?!

Më 24 dhjetor të vitit 2017, Altin Hajri ka tentuar të vrasë M.Ballën, bashkëfshatarin e tij në Pjezë, me të cilin i kanë shtëpitë vetëm 20 metra larg. Hajri e kishte punësuar Ballën së bashku me djemtë e tij, për të bërë punimet hidraulike në resortin "Golden", por nuk kishte shlyer ndaj tyre një pagesë 2-3 mijë euro për punimet. Sipas dëshmisë së M.Ballës dhe djemve të tij, ata kanë kërkuar të takojnë Altin Hajrin për t'i marrë paratë, por nuk e kanë gjetur në resort, ndërsa shpesh u thuhej se Hajri nuk ndodhej në Shqipëri.  "Pasi kishte mbaruar punimet për një periudhe prej 5 muajsh M.Balla nuk ka mundur të marrë dot pagesën për punimet e kryera prej tij në vlerën prej 2-3 mije Euro, pasi ai nuk ka mundur të takohet me të pandehurin Altin Hajri pasi nuk e ka gjetur këtë të fundit pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri dhe nuk e dinte se ku ishte", thotë prokuroria në dosjen e saj.

"Më date 24.12.2017, rreth orës 16.00 Altin Hajri ka tentuar të vrasë me një pistoletë të kalibrit 9 mm para derës se banesës së tij bashkëfshatarin e tij M.Balla duke qëlluar dy herë në drejtim të tij në kraharorit, dhe me një herë duke shtënë pasi automjeti është larguar, por në kushtet kur M.Balla është spostuar duke u mbështetur pas në sediljen e makinës, plumbi e ka kapur në krahun e majtë", thuhet në vendimin e gjykatës.

E çuditshmja në këtë proces gjyqësor, ku Altin Hajri është gjykuar në mungesë, është fakti se M. Balla ka ndryshuar dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, ku e ka identifikuar Altin Hajrin, me atë dhënë para gjykatës, kur ka thënë se pranë portës së shtëpisë së Hajrit ishin 3-4 persona ku ai nuk ka identifikuar asnjërin prej tyre. Por gjykata ka vlerësuar se dëshmia që duhet marrë provë në gjyq është ajo e dhënë para oficerit të policisë gjyqësore.

"Kam kaluar pranë shtëpisë dhe kam parë Altin Hajro pranë hyrjes së banesës në asfalt tek rruga kryesore. Unë kam ndaluar makinën dhe ai është afruar nga krahu i pasagjerit. Unë kam ulur xhamin e derës së parë për të biseduar me të. Unë i them që nuk të vjen zor që ke sharë djalin tim nga ropt, jemi rritur bashkë dhe kam dhjetë vjet që bëj punime tek ti dhe ke 2-3 vite pa më dhënë lekët. Pse lekët e mia do hash ti që të jam përgjigj orar e pa orar. Ai u revoltua duke më sharë edhe mua dhe ka nxjerrë një pistoletë duke më thënë do iu vras të gjithëve dhe ma ka drejtuar mua. Unë i kam thënë çfarë bën ke luajt mendsh, ndërsa ai ka qëlluar në drejtimin tim kur unë kam qenë i ulur në sediljen e shoferit, në këtë kohë kam ndjerë mpirje të krahut të majtë. Unë pas të shtënës së parë i kam futur marrshin makinës për t'u larguar por ai gjuajti përsëri kur ishte tek xhami i makinës edhe kur u largova kam dëgjuar edhe një të shtënë tjetër, gjithsej kam fiksuar tre të shtëna. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë nuk kam fiksuar persona të tjerë. Kam ardhur për në spital dhe në sediljen e parë të pasagjerit kam gjetur një gëzhojë të cilën e kam marrë dhe futur në xhep dhe po e dorëzojë si provë...unë kam fiksuar se kam qenë në timonin e makinës dhe në një moment ka futur dorën që mbante pistoletën dhe ka qëlluar në drejtimin tim ku ka qëlluar një herë me dorën brenda dhe unë jam shmangur duke u mbështetur mbrapa dhe ai ka qëlluar përsëri kur unë jam larguar. Dy goditjet e para kanë qene në drejtimin tim. Pistoletë ka qenë normale”, ka deklaruar M.Balla para oficerit të policisë gjyqësore.

"Ka qenë ditë diele, nga ora 10:00-11.00 nuk e mbaj mend mirë, kishim kohë që nuk e kishim takuar Altinin për një pjesë lekësh që kishim për të marrë rreth 2-3 mijë euro, diçka e tillë. Djali më thotë babi pashë rastësisht Altinin i thashë për lekët dhe më ofendoi dhe ai hipi makinës dhe iku. Unë i them pse do të ofendoi ne nuk kemi konflikt. Unë i thashë nuk ka mundësi pse do e bënte. Pimë kafe, ikëm në shtëpi, hëngrëm drekë. Djali ishte takuar tek lokali i Altinit, jashtë në parkim tek "Golden", ku djali ishte duke ardhur tek lokali ku pinim kafe. Djali ka shkuar për t'i thënë për lekët. Ne punën e kishim mbaruar. Ikëm në shtëpi hëngrëm bukë. Në darkë i thashë lere se do ta takoi unë. Ka qenë dhjetor, dimër, marrë makinën dhe ik për të pirë kafe tek lokali xhaxhait tim, ka qenë errësirë, orarin s'e mbaj mend mirë. Nuk u dallonte njeri. Unë pashë para portës kam parë tre katër persona, kam ulur xhamin e makinës, dhe i kam thënë “A nuk ke turp”. Unë isha me makinën time, aty është një rrugë e drejtë, para shtëpisë së Altinit dhe është një rrugicë jo asfalti, ishin tre katër persona. Ishte para portës. Unë kam thënë atë natë emrin "Altin" për shkak të atij konflikti që kisha dhe në atë gjendje që unë isha, atë emër do thoja “Altini”, - është dëshmia e dhënë në gjykatë që nuk është marrë për bazë.

Deklarim para oficerit gjyqësor, dhe që e ka ndryshuar më tej në gjykatë, por që nuk i është marrë për bazë, ka bërë edhe djali i M.Ballës i cili kishte pasur përplasjen e parë me Altin Hajrin kur i ka kërkuar lekët.

"Rreth orës 16:30-17:00 në shtëpi ka ardhur im atë Muhamedi i cili ishte plagosur në pjesën e parakrahut të majtë. Ai më ka thënë se kishte dalë me makinë për të shkuar tek lokali i D*** për të pirë kafe si zakonisht. Kur ka qenë duke kaluar nga banesa e Altinit që gjendet ne pjesën e majtë të rrugës ishte takuar me Altinin që kishte qenë përpara shtëpisë. Në këtë kohë babai im ka ndaluar makinën dhe pa zbritur poshtë saj ka hapur xhamin duke i folur Altinit. Ai i ka thënë që a nuk të vjen zor që ke fyer djalin tim, ndërsa Altini i është përgjigjur se nuk më rruhet fare dhe nuk dua të ia di. Në këto çaste Altini ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe pasi është afruar afër babait ka qëlluar dy herë në drejtim të tij...me Altinin nuk kemi pasur konflikte të mëparshme...me sa më tregojë babai dhe në çastin që Altini ka qëlluar ndaj tij me armë, në rrugë nuk ka pasur njeri", ka deklaruar i biri.

Dëshmi e cila nuk është marrë për bazë dhënë para gjykatës, është edhe ajo e një bojaxhiu,  i cili ka pretenduar të deklarojë që natën e 24 dhjetorit 2017, Altin Hajri ka qenë me të, pasi ky i fundit e kishte marrë me vete në një lokal në Tiranë në zonën e Freskut.

"Profesioni im është bojaxhi. Merrem me kartoxhens, lyerje. Unë të pandehurin Altin Hajri e njoh, pasi kam punuar aty. Hera e fundit ka qenë fundjava e fund vitit të ri prandaj e mbaj mend. Ditën e fundit të punës, unë vazhdoja punimet, por jo me ritëm të madhe sepse ishin dhe grupe të tjera që punonin. Atë ditë na ka dhënë drekë dhe më pas më ka kërkuar që të iknim në Tiranë me makinë. Ka qenë kohë pas dreke, shkuam për Tiranë unë nuk e di se kë do takonte pasi kur shkova isha me kostumin e punës. Orën se kur jemi kthyer mund të ketë qenë rreth orës 22:30 darkës, ose 23:00 nuk e di saktë. E kujtoi vetëm që të hënën do shkoja në Elbasan. Do ketë qenë ose të shtunë ose të dielën. Ne do shkonim në Tiranë sepse kishte punë për të takuar disa shokë. Ne qëndruam goxha sepse shkoi kohë e gjatë, pasi qëndruam dhe për të pirë. Ai ma kërkoj këtë gjë dhe nuk e di sepse por vetëm më tha ose ikim me makinë e tij ose me makinën time. Unë i thashë ikim me makinën time, dhe ishte një lokal nga fresku. Ndërkohë që ikëm dhe kthimi ishte i gjatë. Në lidhje me faktin se M.Balla është plagosur me armë zjarri e kam dëgjuar nga televizori pas dy ditësh. Të pasnesërmen e mora vesh si histori

Pyetje: Ju këto ditë që keni qenë me Altinin ka qenë në të njëjtën kohë që ka ndodhur ngjarja, në raport me atë që dëgjuat në lajme? 

Përgjigje: Po ajo ditë ka qenë, koha e pasdites, nëse nuk gaboj ajo ka qenë data. Ditën nuk e mbaj mend saktë, por di vetëm që ishte fundjava e fundit të fund vitit. Mund të ketë qenë e njëjta ditë. Orari ka qenë nga ora 1 e drekës, dhe ne jemi kthyer për në Durrës nga ora 22.30 ose 23:00 kam qenë në shtëpi. Atë ditë ky person ka qenë me mua. Nuk di më përpara ose më mbrapa çfarë ka bërë. Për drekë isha unë me familjen e tij në restorant. Ndërsa në Tiranë kur e shoqërova ishte me shoqërinë. Si lokal nuk e di mirë, por di që ka qenë tek "Fresku" Tiranë, tek zona kur ikën për në Dajt. Aty ka takuar dy persona, nuk i njoha fare kush ishin. Unë piva me ta, pastaj dola dhe u largova pak nga lokali dhe fillova të merresha me telefon, pasi nuk i njihja dy personat e tjerë. Unë nuk e kuptova pse më kërkoj mua të shkonim aty, pasi më tha që do kthehemi shpejt. Si lokal nuk e di, por ka qenë lart nga pjesa Dajtit”, ka deklaruar bojaxhiu me inicialet I.N.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit

Në nenin 76 të Kodit Penal, nën titullin “Vrasja me dashje” është parashikuar se: “Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.”.

Ndërsa, në nenin 278/1 të këtij Kodi, nën titullin “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është parashikuar se: “Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Altin Hajri dënohet përfundimisht me 7 (shtatë) vjet burgim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 29/01/2020 18:16

    PORDHE KATUNARI....LEGEN,,rri tani ne arrati perjete...c'fare familjeje..

    Përgjigju
  • anjeza: 29/01/2020 18:12

    MERRJANI RESORTIN KETIJ KRIMINELIT DHE JEPJANI NJEREZVE QE JU JANE PRISHUR SHTEPITE NGA TERMETI,,,KEMI SHUME FAMILJE QE I KEMI NE QIELL TE HAPUR NE SHIJAK,,,,JA KU ESHTE RASTI TE BENI NJEREZIT ME SHTEPI TE RE....QEVERIA TE VEPROJE ME LIGJIN PER SEKUESTRO ME LIGJIN ANTIMAFIA....

    Përgjigju
  • Une: 29/01/2020 15:53

    Kjo tregon edhe njehere se sa do leke te kete po bq do mbetet kur nuk i jep hakun e punes fukarait

    Përgjigju
  • Booo: 29/01/2020 14:01

    Dhe bojn si bosa dhe e bo veten per 3000 euro qe fundja fare eshte haku i vet i punes

    Përgjigju
  • Ku jetojm: 29/01/2020 13:38

    Keto duhen te shkrihen me burg te forte e me sekuestrim pasurish. Boll me te till kriminel ne qarkullim

    Përgjigju
  • Pleh: 29/01/2020 11:39

    cfare plehit, as konshise mos me i dhane leket. Ku ka menduar se shkon po e vrau?

    Përgjigju
    • bubqiu: 29/01/2020 12:42

      jan te lidh me shtetin kta qe bojn si cuba

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?