Atentati në Ndroq/ Emri i Julian Gjoshit doli në përgjimet e Sky Ecc/ Altin Hajri i kërkoi ndihmë ish-deputetit Jurgis Çyrbja t'i lironte kunatin

1 Dhjetor, 17:26| Përditesimi: 1 Dhjetor, 21:00

  • Share

 

Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja.

Bëhet fjalë për një bisedë mes ish-ligjvënësit që akuzohet për shitje sekretesh hetimore dhe Altin Hajrit, pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak. Ky i fundit në kërkim për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jani Prengës, në janar 2020 në Kamëz, bashkë me persona të tjerë, po për çështje pazaresh droge.

Sipas SPAK, Hajri komunikon me Çyrbjen në Janar 2021 dhe e vë në dijeni për arrestimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi (i kapur me pistoletë 'Bereta" më 19 Janar 2021 në Tiranë).

Sip[as përgjimeve në SKY ECC, ai i kërkon të ndërhyjë për ta liruar dhe paguante deri në 20 mijë euro, vetëm të prishej prova. Hajri thekson se i arrestuari ishte kunati i tij dhe se ishte kapur me pistoletë pa leje. Lirimi duhej bërë në seancën e masës së sigurisë, më 21 Janar 2021.

Julian Gjoshi dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri sot pasdite (1 Dhjetor), në një lokal në Ndroq, Alfred Dedjan dhe më pas u arratis me një makinë "Benz ML" drejt Durrësit.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?