Altin Hoxha është A. H-ja që Meta e akuzon se i nxori dosjen si spiun i ish Sigurimit! Ish kreu i SHISH për Tiranën po i kthehet në makth si Ardian Dvorani

28 Tetor 2022, 13:57| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 20:09

  • Share

Pas Ardian Dvoranit, i shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “kampion në luftën kundër korrupsionit” në vendin tonë, një personazh misterioz me inicialet A. H., po kthehet në zyrtarin e dytë që po lakohet nga Ilir Meta, i cili po e shpall gradualisht armik. Ditët e fundit Ilir Meta ka pretenduar se A. H., ka udhëhequr operacionin për manipulimin e dosjes së tij, duke e implikuar si spiun të ish Sigurimit të Shtetit. Sipas Metës, A. H., ka dërguar e-mailin anonim dhe e ka pritur këtë e-mail, i cili vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjes, duke gjetur një dosjes të spiunit I. M., që Autoriteti pretendon se është Ilir Meta. 

“Është personi që ka qenë në zyrën e këtij dhe ka ndërmarrë operacionin e manipulimit të dosjes së një të përndjekuri nga sigurimi, në tentativë për arratisje. Ka çuar këtë e-mail dhe e ka pritur, dhe njëkohësisht ka treguar se ku ishte kjo dosja ku Ilir Meta gjasme përgjonte shokun e tij. A.H është një person që i ishte premtuar se do bëhej kryetar i Autoritetit. Nëse s’do bëhej drejtor i Autoritetit, do bëhej kreu i SHISH.E dinë të gjithë të gjithë te Autoriteti. Atje brenda është, te Autoriteti është”, ka pohuar Meta. 

Po kush është zyrtari A. H., të cilit i referohet Ilir Meta, që është kthyer në makth për kryetarin e Partisë së Lirisë? Pse Ilir Meta i referohet vetëm me iniciale dhe jo me emër? 

Shqiptarja.com mëson se inicialet e A. H., përkojnë vetëm me një emër në Autoritetin e Dosjeve. Bëhet fjalë për Altin Hoxhën, aktualisht anëtar i Autoritetit të Dosjeve. Theksojmë se bëhet fjalë vetëm për pretendime të Metës, pasi nuk ka asnjë provë që Hoxha të jetë implikuar në një proces manipulimi, aq më të tepër që prokuroria ka rrëzuar kallëzimin penal të Metës si të pabazë.  Altin Hoxha ka përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve inteligjente, ndërsa ka qenë inspektor në aparatin qendror të SHISH. Hoxha ka mbajtur pozicione si Drejtor i Drejtorisë së Tiranës në SHISH dhe Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë në SHISH.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ridi: 29/10/2022 11:41

    Keto qe shkruajne jane nga kudo, ne cdo vend qe ka Shqipetare, ky eshte populli. Po me ne fund nje qe mbron like floririn "spiunin".

    Përgjigju
  • Geri: 29/10/2022 09:43

    ore keta qe shkruajne te gjith patronazhist jane ,?

    Përgjigju
  • Tim: 28/10/2022 23:06

    Ik mor ilir trapi psikopati se shkateruat vendi me vjedhjet dhe spiunim qe ke bere

    Përgjigju
  • Nasi: 28/10/2022 19:50

    Epo nese ia paska fut ky AH atehere i bie qe ja ka fut Tak Braho dora vete. Sepse ky AH spiunonte tek Taku vitet e para te qurravisjes Rama-Meta. Dhe si shperblim e futen tek Dosjet. Ende nuk kane mesuar idiotet qe tipat si AH e me shoke spiunojne ngado qe u japin para ose pushtet. Matufer.

    Përgjigju
  • arturi: 28/10/2022 16:22

    ta futi A.H.,,,,ASHTU SIC TA FUTI DVOTANI,,,,,MALOK SKRAPARI......

    Përgjigju
  • Në rrëzë të veshit!: 28/10/2022 15:52

    Sherbime sekrete te sheteteve te huaja (mike te Shqiperise) kane zbuluar se Meta zotëron 51 Prona në Londer. Shumë shpejt e ka në rrëzë të veshit dhe ky fëlliqësira.

    Përgjigju
  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/10/2022 14:36

    O ilir o këllir po emri jot gjithandej lakohet për keq, e të gjith kta që japin fakte ekzakte gënjejn e vetëm ti thua të vërtetën. Po un si popull i thjesht vetëm 1 pytje të bëj si i financon ti 3 fmit në Öondër një nga kryeqytetet më të shtrenjta të botës. Ku i gjen ti kto öek ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?