Altin Prenga dhe CARDO AI shpallen Sipërmarrësi dhe Startup-i i vitit 2020

30 Dhjetor 2020, 11:07| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 11:12

  • Share

Business Magazine Albania për të parin vit ndërmori nismën për të shpallur “Sipërmarrësin dhe Startup-in e vitit 2020”.

Një proces i cili nisi në fillim të muajit dhjetor 2020 me nominimet për të dyja kategoritë dhe më pas me hapjen e votimeve për startup-et dhe sipërmarrësit të cilët ishin më të nominuarit.

Lindi si ide pikërisht në këtë vit të vështirë, me dëshirën dhe synimin për të motivuar moralisht sipërmarrësit dhe startup-et.

Të dy fituesit do të jenë pjesë e kopertinës periodike të Business Magazine Albania, e cila do të hidhet në treg në Janar 2021 në version të printuar dhe online.

Fituesit u shpallën në Live ME dhe për vitin 2020 në kategoritë përkatëse janë:

  • Sipërmarrësi i viti 2020- Altin Prenga, themelues i Mrizi i Zanave
  • Startup-i i vitit 2020- CARDO AI 

“Any time is a good time to start a company.” –Ron Conway, Startup Investor / Marrë nga Bussines Magazine

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?