Drejt Punës

Altin Prenga kërkon "të shkundë" baret dhe restorantet shqiptare: Mjaft më se nuk mban më ujë pilafi!

19 Janar 2022, 15:45| Përditesimi: 19 Janar 2022, 17:31

  • Share

Altin Prenga i Mrizit të Zanave është një nga shqiptarët që inkurajon dhe vë në piedestal prodhimet vendase, por duket se ka sosur durimi dhe për të!. Ai bën apel që shqiptarët të ndryshojnë plotësisht mentalitet në bizneset e tyre, qofshin bare, ristorante, agriturizëm dhe të vendosin në menu prodhimin vendas. Ai jep shembullin e mollëve shqiptare, me të cilat, duke përveshur mëngët, mund të bëhen torta, lengje të freskëta dhe shumë më të vlefshme sesa lëngjet industrial. Kur do të kuptohet dhe përqafohet kjo ide e një pioneri në agriturizmin shqiptar siç është Altin Prenga?

“Keni parë ju vende malore në botë me kodra e fusha plot me mollë por asnjë bar, kafe, restorant nuk të ofron një lëng molle me krenari, një tortë me mollë, një mollë të pjekur, një sallatë me mollë etj ?

Çi kemi kta pastiçeri dhe restorante "tradicionale" me kta receta ku nuk përdoret lënda e parë vendit por vetëm sheqer, margarinë dhe miell si në kohët e qoftëlargut !

Duhet të ndryshojmë urgjent të gjithë!!

Çfarë turizmit bëjmë duke ofruar pije industriale në vend të lëngut me fruta stine vendore?

Albert Begolli me djalin e tij Canin në Vranisht të Devollit më tregoi se kanë shitur në sezon edhe 3 lek një kg mollë!!!!!!!!

Sot mora 3000 kg mollë më çmim të padrejtë për ta nga 20 lek deri tek 45 lekë.

Por 3000 kg për kta prodhues është një pikë në oqean.

Duhet ndryshim mentaliteti urgjent nga të gjithë.

Mjafton një shtrydhëse në çdo bar, kafe, restorant, hotel të Korçës, Dibrës dhe çdo cepi të Shqipërisë tabela me shkrimin Mollë Korçe, Devolli, Dibre, Shegë Berati, Lezhe etj etj!!

Dhe nqs mendoni se e kam gabim më shkruani një recetë tradicionale me mollë?

Sa për info tuajën ëmbëlsira tiramisu është shpikur në vitet 70 dhe sot ajo gatuhet gjithkund, na duhet të ndryshojmë mentalitet urgjent, faleminderit!!”, shkruan Altin Prenga.

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 20/01/2022 20:22

    Altin kam ardhur te lokali jot dhe kam ngelur pa fjale ashtu si te gjithe te tjeret por problemi or mik eshte se ketu ne Shqiperi ristoratoret jane te paskrupullt e duan fitimin 2000% dhe jane futsa.Je krenari Shqiptare Altin.

    Përgjigju
  • redi: 20/01/2022 15:35

    Altin Prenga dhe bisnesmen dhe njeri me shpirt te madh .Jep drejtim per produktet bio vendase ,qe kete duhet ta bejne punonjesit e ministrive te bujqesise ,turizmit dhe ekonomise.Doni agroturizem, mesojini dhe te rinjte qe te dine te mireperdorin bisnesin e tyre duke rrutur prodhimin dhe interesin e fermereve vendas.BRAVO

    Përgjigju
  • Era: 20/01/2022 12:45

    Sa te drejte ke, Altin! Por ja qe nuk e bejne, se i bie me lire e me me pak kosto ashtu sic veprojne. Duhet ta kerkoje konsumatori ndryshim se vetem atehere behet! Ajo shtrydhesja e frutave duhet lare e pastruar vazhdimisht, kush ta beje ne lokale, banakieri apo kamarieri, se aq kane 1 ose 2 vete. Frutat duhen kerkuar e blere, ruajtur ne kushte te favorshme, se kalben, duhen lare e pastruar me kujdes. Kush ta beje, kur kane te punesuar vetem 1 ose 2 vete. Ju, po, e beni, por tregoji kolegeve se sa persona keni te punesuar, he ju lumte! Lokali juaj eshte gjithmone plot, e me disa nderresa, aq kerkesa keni.Te gjithe largohen te kenaqur nga ju dhe me deshiren qe te kthehen prape. Jeni shembull, por nuk ju ndjekin shumica. Duan fitim pa shume mund.

    Përgjigju
    • Dhurata: 20/01/2022 16:32

      Brava Era Duan argate jo puntore

  • Lui: 20/01/2022 11:57

    Vetëm se në një pikë i'a ke futur kot. Në kohën e atij siç e quan ti "qoftë larguar" ushqimi në përgjithësi ishte shumë më i mirë se sa i bën dhe ti aty te Mrizi i Zanave. Ti me të drejtë e shet si bio atë prodhim, sepse po e rrit vetë aty kafshën apo shpendin.Por mos harro që bio quhet kur i gjithë zinxhiri ushqimor është i tillë. Dmth dhe ato gjallesa që i mban aty ti duhet të ushqehen në mënyrë bio, dhe jo me ushqim që t'i blen nga jashtë apo nga prodhuesit e ushqimeve për gjënë e gjallë. Në kohën e atij siç e quan ti "qoftë larguar", edhe kafshët hanin bio, ishim direkt nga ata e mbjellë posaçërisht për gjënë e gjallë. Për çdo gjë tjetër që ke thënë jam plotësisht dakord. Duhet të promovojmë çdo gjë nga vendi ynë. Promovojmë, dhe konsumojmë.

    Përgjigju
  • Paul: 20/01/2022 06:18

    BRAVO altin prenga,,te kishim nja 5000 veta sI ty, ,,do ndryshojne turizmi ne shqiperi...

    Përgjigju
  • Amelia: 20/01/2022 00:27

    Eshte vertet e rendesishme promovimi I produkteve vendase por kjo nuk varet vetem nga biznesi. Te lokali I miqve te mi ne korce 1 gote leng molle I fresket me molle te rritura ne menyre organike pa kimikate kushton 100 lek. Klientet nuk e preferojne por kerkojne leng molle bravo. Kushton me shume dhe nuk ka te njejtat vlera. Cfare mund tu thuash?

    Përgjigju
    • Gerry: 21/01/2022 15:25

      Shoku, 100 lek qenka lire fare, une kur shkoj ne Durres nja 2-3 here ne vit, shkoj tek nje bar mbrapa bashkise ne bulevard. Kesaj rradhe nje leng frutash te shtrydhura e pagova 250 dhe 300 leke. Ne itali e paguaj me lire

    • Une: 20/01/2022 08:59

      Ke te drejte. Por fatkeqesisht kshu eshte ne gjithe Evropen. Njerezit jane trushplare nga marketingu i eger dhe duan pije me gaz si cola,fanta apo me keqe pije energjitike qe kane nivele te rrezikshme sheqeri qe i ben edhe te rinjte me probleme kardiake.

  • Enoalba: 19/01/2022 21:45

    Bravo Altin ! Ka ardhur koha ,bile jemi te vonuar ,qe kjo nisme te shtrihet ne cdo produkt shqiptar qe prodhohet ! Duke vepruar keshtu konsumojme produkte pa konservante ,ofrojme dhe kenaqim kerkesat themelore te turisteve ,punesojme njerezit duke ndaluar hemoragjine e largimit nga Shqiperia !

    Përgjigju
  • Shkodrani: 19/01/2022 19:52

    Një Brravo e madhe per Altinin e si shum të tjerë. Boll kopjuam e asgjë Shqiptare nuk promovuam.

    Përgjigju
  • mika: 19/01/2022 18:59

    bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?