Foto ilustruese

Sociale
Top 24

ALUIZNI: Ja 344 qytetarët që kanë gati lejet e legalizimeve

9 Dhjetor 2018, 07:25| Përditesimi: 9 Dhjetor 2018, 13:57

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka publikuar listën me 344 banorët që kanë ndërtuar pa leje në zonën rurale rreth kryeqytetit. Ata kanë gati lejet e legalizimit. Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, Drejtoria Tirana Rurale (ish-komunat) me dokument identifikimi për tërheqjen e lejes së legalizimit. Përfituesit duhet të tërheqin lejen e legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë.

Procedurat për marrjen e tapisë më pas ndiqen sërish nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive që të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë, sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

(Kliko këtu për të lexuar 344 qytetarët që kanë gati lejet e ALUIZNI)

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?