Alvaro Morata

Sport

Alvaro Morata rikthehet në Serie A, surprizon me klubin e ri! Milani dhe Galatasaray përfitojnë miliona

8 Gusht, 12:26| Përditesimi: 8 Gusht, 12:28

  • Share

Alvaro Morata është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Sulmuesi spanjoll pritet të transferohet te Como, në një lëvizje surprizë që i jep fund një telenovele të gjatë verore. Pas shumë diskutimesh mes palëve, marrëveshja është drejt finalizimit, me Cesc Fabregasin që është gati të mirëpresë bashkëkombasin e tij në ekipin italian.

Negociatat mes Milanit, Galatasarayt dhe Comos kanë sjellë rezultate konkrete gjatë orëve të fundit dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes. Sipas burimeve pranë klubit, bëhet fjalë për një huazim me detyrim blerjeje, që do t’i sjellë Milanit 1 milion euro paraprakisht dhe 9 milionë të tjera në momentin e transferimit përfundimtar.

Ndërkohë, Galatasaray, që kishte nën kontratë Moratën përmes huazimit dhe kërkonte kompensim për ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes, do të përfitojë 5 milionë euro, 3 milionë menjëherë dhe 2 milionë në formë bonusesh.

Morata pritet të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Comon, që do ta mbajë në klub deri në vitin 2029. Me këtë lëvizje, klubi italian forcon ndjeshëm repartin sulmues dhe tregon ambicie serioze për sezonin e ri në Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?