Presidenti Meta dhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri,

Alvaro Renedo Zalba merr detyrën si ambasador i Spanjës në Shqipëri, Meta: Faleminderit për mbështetjen në procesin e integrimit europian

3 Dhjetor 2021, 20:43| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 20:48

  • Share

Presidenti i Republikës, Meta priti sot Ambasadorin e ri të Spanjës në Shqipëri, Álvaro Renedo Zalba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Zalba suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve.

Kreu i Shtetit vlerësoi rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

Presidenti Meta e falënderoi Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin mbështetës të Spanjës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?