Alvin dhe Afrim Berisha në Durrës

Alvin Berisha, djali që i shpëtoi 'ferrit' në Siri, vjen në Durrës dhe nuk njihet më

30 Qershor 2020, 08:01| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 08:04

  • Share

Alvin Berisha, 11-vjeçari që i shpëtoi 'ferrit' në kampin Al Hol në Siri ku qëndroi i vetëm për 5 vite, i është rikthyer jetës normale duke shijuar fëmijërinë dhe dashurinë e përkushtimin e familjes së tij. Foto e fundit të publikuara nga i ati, Afrim Berisha, tregojnë se Alvini ka ardhur në Durrës dhe shfaqet në një gjendje mjaft të mirë dhe thuajse nuk njihet nga Alvini i muajit nëntor 2019, ku u arrit të nxirrej nga kampi në Siri.

Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit, ku Alvini shfaqet e i lumtur dhe plot jetë, duke mbajtur veshur fanellën e kombëtares tonë.

Alvini u çua në Siri nga e ëma që iu bashkua ISIS-it, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi dhe djaloshi 6-vjeç në atë kohë u plagos në këmbë duke mbetur i vetëm në një kamp prej 5 vitesh. Pas shpëtimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Duket se ai e ka marrë veten nga dëmtimi dhe duket i lumtur pranë babait të tij.

Komento

Komente

  • anna: 30/06/2020 19:09

    Te ruajt zoti zemer e vogel

    Përgjigju
  • Arberi: 30/06/2020 13:01

    Ah zemra e vogel, te pa zoti dhe te bashkoi ne lumturi me motrat dhe babin.

    Përgjigju
  • Loran: 30/06/2020 09:40

    Aty po na rref ne ke ky

    Përgjigju
    • Berisha Beg: 01/07/2020 20:08

      Robt ku ti kesh Se mund te rrish dhe pa komentuar far.

  • durres: 30/06/2020 09:31

    Zoti ta zbukurofte jetenedhe me shum Alvin trimi, mos e harrofsh kurr ate qe ka bo babi per ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?