AMA apel mediave: Ruani distancën e të ftuarve në programet televizive! Të evitohen emisionet me publik

10 Mars 2020, 13:07| Përditesimi: 10 Mars 2020, 14:10

  • Share

TIRANË- Pas shkrimit të publikuar më herët në Shqiptarja.com, Autoriteti i Medive AudioVizive, ka ripërsëritur të njëjtin apel kundrejt mediave për të ruajtur distancën mes të ftuarve në studio. Teksa vlerëson angazhimin e bërë nga mediat për mbulimin mediatik lidhur me koronavirusin, theksin e vënë edhe tek emisionet që kanë publik, duke bërë thirrje që të evitohen.

"AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen. AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqendrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë", bën me dije AMA.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?