Sfida Superman

Sociale

Sfida 'Supermen' në Tik Tok që po rrezikon jetën e fëmijëve! Në Rumani 20 përfunduan në spital brenda 1 dite! AMA apel prindërve e adoleshentëve

4 Dhjetor 2024, 11:18| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 11:44

  • Share

Pas trendit ‘Queen never cry’, një tjetër sfidë është bërë mjaft virale, në Tik Tok. Kërcimi më i ri quhet ‘Superman dance’ dhe ka ‘pushtuar’ të gjithë të rinjtë që pëlqejnë të bëjnë çdo sfidë që del në këtë platformë.

Megjithatë ky kërcim i cili po qarkullon kudo po rrezikon jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve. Në Rumani raportohet sesi pasojë e kësaj loje të rrezikshme brenda një dite mbi 20 adoleshentë përfunduan në spital me fraktura të rënda.

Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën apel prindërve të kenë kujdes me fëmijët që të mos bien pre e sfidave të tilla.

"Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, NUK ka asgjë argëtuese në to", shkruan Armela Krasniqi.

Çfarë është Sfida e Supermenit?

Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t'u kapur, ose jo, nga miqtë.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?