Në foto: Autoriteti i Mediave Audiovizive

Sociale

AMA marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin social X, Armela Krasniqi: Monitorojmë përmbajtjet e dëmshme në shqip

6 Gusht, 11:51| Përditesimi: 6 Gusht, 11:59

  • Share

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin social X.

Drejtuesja e AMA, Armela Krasniqi, thotë se kjo marrëveshje do të ndihmojë për të ndjekur përmbajtjet e dëmshme në gjuhën shqipe në rrjetin X.

Ky bashkëpunim parashikon një kanal të dedikuar për AMA-n në platformën X, nëpërmjet të cilit do të komunikohet për çdo përmbajtje të dëmshme ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, me gjuhë urrejtje, përmbajtje që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.

“Një mjedis i pastër digjital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojejta e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne”, ka thënë Armela Krasnqini.

Një vit më parë, AMA vendosi bashkëpunim edhe me rrjetin tjetër social TikTok për të monitoruar përmbajtjen e dëmshme në gjuhën shqipe. Por ky rrjet social aktualisht është jofunksional në Shqipëri, pas vendimit të qeverisë për ta mbyllur.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?