Sociale

AMA marrëveshje me TikTok, bllokohen 36 video abuzuese! Krasniqi: Dritare për mundësimin e ankesave nga qytetarët

5 Shtator 2024, 07:00| Përditesimi: 5 Shtator 2024, 09:57

  • Share

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur një bashkëpunim me platformën Tik Tok, për të ndihmuar qytetarët të cilët raportojnë video që kanë përmbajtje të rrezikshme dhe të dëmshme, sidomos kur përdorues janë fëmijët dhe adoleshentët. Mjafton që linku t’i dërgohet online AMA-s dhe aty një komision i posaçëm i kontrollon nëse vërtet ka shkelje.

Deri më tani, janë bllokuar 36 video me përmbajtje problematike.

Shifrat më të larta të raportuara dhe njëherësh të bllokuara, janë shënuar nga kompani që ankohen për të drejtën e autorit.

Sipas kreut të AMA-s, Armela Krasniqi, TikTok ka bllokuar edhe disa llogari në këtë platformë, të atyre përdoruesve që ishin gjetur në shkelje.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?