AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen e 128 faqeve online

25 Korrik, 22:58| Përditesimi: 26 Korrik, 09:25

  • Share

1721941301_armelakrasniqi.png

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi prezantoi në kuvend raportin vjetor të vitit 2023, ku tha se janë rritur ankesat ndaj mediave me 7.9% krahasuar me 2022-shin. Krasniqi tha se 89% e ankesave janë bërë nga qytetarët, ndërkohë që shumica ishin për shkelje të drejtave të njeriut, të fëmijëve dhe mos respektim të etikës.

Pas ankesave AMA ka vendosur 6 gjoba për mediat. Po ashtu në kuvend drejtuesja e AMA tha se mbetet problem serioz pirateria televizive, dhe se vjet i është kërkuar AKEP të mbyllë 128 faqe online për këtë shkelje. Sipas AMA, pirateria televizive është sfidë e madhe pasi po bëhet nga serverë të ndryshëm të botës dhe është e vështirë të identifikohen.

“390 ankesa në total, 89% e ankesave për mediat kanë ardhur nga individë, rreth 59% janë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të etikë, 16% për shkeljen e të drejtave të fëmijëve...3.6% për komunikime tregtare. 49% janë vënë tërheqje vëmendjes. Kemi vendosur 6 gjoba. 114 transmetime janë monitoruar 49 raste shkelje, 55% reklama të fshehta, 33% shkelje etike, 10% reklama mbi shëndetin dhe medikamentet, 2% reklama politike.

Ju kemi dërguar shkresa zyrtare, tërheqje vëmendje në 48 raste dhe vetëm 1 gjobë. Kemi kërkuar nga AKEP të mbyllen 128 faqe online kryenin pirateri televizive. Pirateria bëhet nga serverë të ndryshëm të botës, dhe është e vështirë të identifikohen”, tha Armela Krasniqi.


Lajmi kryesor:

Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë


Xh.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?