Politikë

Rama sërish mesazh emigrantëve në Greqi: Dorëzoni zarfet në postë! Ka edhe pak kohë, bëjeni edhe këtë mund të fundit

8 Maj, 11:21| Përditesimi: 8 Maj, 11:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh për emigrantët në Greqi, të regjistruar për të votuar më 11 maj, që të dorëzojnë sa më parë zarfet me fletët e votimit në pikat përkatëse të postës. Në një video në rrjete sociale, kreu i qeverisë iu kujton zgjedhësve se ka mbetur edhe pak kohë nga mbyllja e afatit. 


"Ditë fantastike në zonën e Vlorës, e jashtëzakonshme, një diell i bukur, dritë e bukur dhe zakonisht nuk kam nevojë për syze brenda në makinë, por është një dritë e bukur, por e fortë. Ndërkohë që do të desha të rindërhyj për t’ju dhënë një mesazh shqiptarëve të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit dhe që janë në Greqi, që s’kanë dorëzuar zarfet, ju lutem zarfet dorëzojini në pikat përkatëse të postës së DHL. Mos prisni, dorëzojini, mos i lini për moment të fundit, ka akoma edhe pak kohë. Janë 48 orë, bëjeni edhe këtë mund të fundit.", tha Rama.

Më tej, Rama thotë emigrantët s'duhet ta humbin këtë moment historik. 


"Këtë mund shumë të vogël në krahasim me mundimet e tjera që kemi bërë për të ardhur deri këtu në këtë kohë se 11 maji është takim me historinë dhe moment zgjedhjeje për t'i dhënë fuqi të re Shqipërisë në negociatat me BE dhe për ta anëtarësuar në BE duke bërë se secili prej jush  që nuk është akoma qytetar me të drejta të barabarta se nuk e ka pasaportën përkatëse të vendit përkatës, por me pasaportën shqiptare mbetet një i huaj. Të marrë pasaportën e Shqipërisë evropiane dhe të ketë identitetin evropian jo vetëm me zakon se atë na e ka dhënë zoti dhe s'na e heq dot kush, por edhe me ligj. Një barazi e plotë që do të bëjë të mos kemi më nevojë për asnjë lloj pasaporte tjetër për tërë jetën dhe t'u japim fëmijëve tanë në dorë atë që prindërit s'na e dhanë dot, dokumentin që stërnipërit e Skënderbeut i vendos në të njëjtin nivel në të drejta dhe në dinjitet evropian me të gjithë si vëllezërit dhe motrat e tyre kudo që janë në këtë kontienent", u shpreh Rama. 
 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?