William Walker

Amaneti i ish-ambasadorit amerikan: Kur të vdes, më varrosni në Kosovë

16 Janar, 18:11| Përditesimi: 16 Janar, 18:18

  • Share

Ditën e djeshme në Kosovë u shënua 25 vjetori i masakrës së Reçakut ku ishte i pranishëm për përkujtim edhe ish-ambasadori amerikan William Walker, figura kyçe e raportimit në botë për gjenocidin që po kryhej ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ai tha se falë sakrificës së bërë nga djemtë e fshatrave, Kosova sot gëzon demokraci plotësisht funksionale dhe u shpreh krenar që ndodhej në mesin e familjarëve të viktimave.

Teksa rrëfeu për bisedën e tij me disa shqiptarë gjatë ditës së djeshme, Walker dha edhe një amanet duke shprehur dëshirën që kur të ndërronte jetë, të varroset në Kosovë.

“Unë do të isha shumë i lumtur që kam thënë se kur të vdes, unë dua të varrosem këtu dhe kjo është dëshira ime dhe isha me disa shqiptarë të Kosovës duke biseduar dhe thashë më vete se dua të varrosem këtu”, është shprehur Walker gjatë intervistës në një prej mediave të Kosovës.  

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?