Amanetin s’e tret as dheu, i biri boton ditarin e kinoregjisorit Endri Keko

1 Qershor, 17:23| Përditesimi: 1 Qershor, 17:36

  • Share

Me emocione dhe lot gëzimi u promovua libri “Ditari i një kinoregjisori” kushtuar artistit të njohur shqiptar Endri Keko, një nga bashkëthemeluesit e shkollës shqiptare të kinematografisë.  

Libri u promovua me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kineastit të shquar Endri Keko nga djali i tij Iliri, i cili për plot 35 vjet që nga humbja hodhi në letër çdo ditë të jetës së tij kujtimet e te  atit.

“Mund të jem i emocionuar, po sërish ndihem shumë mirë për një arsye të vetme se kam hequr nga supet një gur të madh, të rëndë që e mbajta për 35 vite. Nuk thonë kot që amanetin s'e tret as dheu, atë ditar që ai e nisi me shumë dëshirë dhe kënaqësi për ta bërë prezent nga mijëra faqe shënimesh që disponoj edhe sot. Unë pas ikjes së tij nga jeta, vendosa ta publikoj”, u shpreh ilir Keko

Në nder të artistit të madh, në Akademinë e Shkencave u bënë bashkë dhjetëra artistë të artit e kulturës, ku ndanë kujtimet dhe vlerësimet më të përzemërta për kineastin e pavdekshëm.

 “Për mendimin tim Endri Keko nuk është regjisor, por historian i Shqipërisë. Kinemaja nuk ka, le të hidhen përpjetë, është atje e dokumentuar”, thotë Mevlan Shanaj.

 “Endri Keko me grupin e tij të vogël të filmit ka bërë të njëjtën gjë që ka bërë Robert Flahertyi. Ka shkuar diku në jug të Llogaras dhe ka ndjekur për 10 apo 15 ditë në këmbë një kope bagëtish, të cilat zakonisht, tradicionalisht lëviznin nga zonat malore për tu dimëruar në bregdetin shqiptarë në Vlorë, Sazan, etj”, - shprehet Pirro Milkani

Gjatë aktivitetit u dhanë edhe disa fragmente dokumentarësh nga e gjithë krijimtaria e shquar e Endri Kekos.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?