Dosje

'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv

16 Shkurt, 21:34| Përditesimi: 16 Shkurt, 21:43

  • Share

17 vjet pas shpalljes së Pavarësisë Kosovës, ‘Amarcord’ sjell ekskluzivisht në Report Tv: Reparti sekret ushtarak 8770! 

Atje ku buzë Dajtit, në fillim të viteve 90, nën fshehtësi të plotë u stërvitën djemtë e UÇK-së si Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra dhe dhjetëra të tjerë… 

Flet Eduart Abazi, njëri nga profesorët e stërvitjes së fshehtë. ‘Amarcord’ transmetohet çdo të diel, ora 21:00 ne Report Tv, me Eljan Taninin

Eljan Tanini: -Zotni Abazi, çfarë ishte ky repart ushtarak në periferi të Tiranës buzë Dajtit? 

Eduart Abazi: -Bazë e Ushtrisë Shqiptare që edhe ne nuk e dinim, qëlloi koha dhe periudha. Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia ishin pjekur në disa pika kontakti për të arritur në këtë qëllim stërvitor. Këtu ka tunele për rezerva armatimi,  municione, magazina të mëdha për ushqime etj… 2 tetor 1991 erdha këtu për herë të parë. Nuk dija fare asgjë për këtë vend, jo vetëm unë por edhe kolegët e mi.

Adem Jashari është pjesë e grupit të dytë. Sali Çekaj është pjesë e grupit të parë dhe e drejtonte atë, por kishte 52 dhe 54 vetë, 106 burra me pasion dhe dëshirë shumë të madhe të ndarë në dy faza! Prisnim më pas edhe fazën e tretë, por diçka që u dekonspirua, diçka ndodhi! Ishte rasti i parë për ta që shkelnin në Shqipëri, por kishte edhe nga ata që ishin goxha të arsimuar si Sali Çekaj. 

Djemte kishin vrull dhe dëshirë të mirë kombëtare për të vlerësuar punën e tyre në raport me çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës. Komanda e bazës u përshtat për akomodimin e tyre. Në kat të parë ishte menza. Kemi bërë projekte për armët kimike, municionet, të shtënat etj… Pra stërvitje të plotë dhe të volitshme, tepër e rreptë në kushte të mira dhe të volitshme. Sot reparti ushtarak i fshehtë është kthyer dhe shkatërruar në aur të bagëtive, por edhe banorët e zonës janë përgjegjës për këtë gjë. Është e turpshme! Kishim edhe ushqime të konservuara që vinin nga diaspora e Kosovës. Në klasa bëhej teoria, pasdite mësim dhe në mëngjesin tjetër në poligon. E gjithë dita ishte e zënë me impenjime rigoroze. 

Ne nuk duhet të flisnim me emrat e tyre konkret, por me pseudonime. Ata nuk pranonin. Adem Jashari për shkak të shumë arsyeve të impononte për mirë, të gjithë djemtë e kishin mendjen te armatimi. 33 djemtë e grupit të dytë u pajisën me municione me vete, 2 Dhjetor 1991, kaluan në Voksh edhe përmes mikut tonë Kastriot Hoxha që nuk jeton më. Sali Çekaj ishte ideatori i grupit, njeriu që e mbante frymën gjallë. 

Eljan Tanini: -A ka një sabotim për grupin e tretë? 

Eduart Abazi: -Ne kemi ardhur në pritje, ne nuk pyesnim. Edhe familjeve tona nuk u kishim thënë. Diçka ka ndodhur që ky akt i madh u ndërpre. Profesor Ali Aliu dhe Profesor Shaban Sinani kanë djeni të plotë të bisedave që janë realizuar. E gjitha ishte sekret edhe në letra.  

Eljan Tanini: -Atje ku djemtë stërviteshin dikur, sot rri bagëtia dhunshëm! 

Eduart Abazi: -Ku vend duhet të kthehet në vend peligrinazhi, e meriton! Janë kthyer pemët në peligrinazh, malet, gurët, të mos bëhet një muze për atë periudhë është krim kombëtar. Diaspora i përballon shpenzimet, ata kanë folur vetë për këtë vend! Nga grupi ynë kanë ndërruar jetë katër veta, të tjerët janë gjallë e mirë dhe e dëshmojnë fare mirë dhe qetë këtë vend, këtë kohë bashkë me kujtimet e tyre! Me armatimin që morën ata djem nga ne, zënë vend të madh në historinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për Çlirimin e Kosovës nga Shqipëria. Këtu bëheshin stërvitje të ndryshme me besim dhe përgatitje fizike 

Eljan Tanini: -Çfarë lende jepnit ju?  

Eduart Abazi: -Unë jepja lëndë të përgatitjes xheniere, me kabinete të improfizuara sidomos në njohje edhe të minave jugosllave surprizë, atyre u mësuam edhe fazën e demolimit të një karakolle. Klasa ime ka qenë një vend i improvizuar për orët e caktuara me sendet ushtarake të duhura. Përgatitjen xheniere, municionet, fushat e minuara, shkatërrimet e objekteve. Sepse në luftë ka gjëra të tilla, përgatitje municionesh dhe gypa ndezës. Ata morën goxha njohuri për aktivizimin dhe çaktivizimin e minave. Sinan Dano ka qenë komandant këtu, është dhënë urdhër i prerë për ndërtimin e tij. 

Eljan Tanini lexon aty të vendosur në një faqe muri këto fjali në një letër: 

Eduart Abazi: -Si pjesëtar i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, 

Betohem se do të jem ushtarak besnik i popullit tim, luftëtar i denjë, trim e i disiplinuar, 

Do të zbatojë kërkesat e Kushtetutës e të ligjeve e do të jem i gatshëm në çdo kohë e në çdo vend duke mos kursyer as jetën time për mbrojtjen e Atdheut. 

Ndëshkimi më i rëndë i ligjeve le të më jepet, nëqoftëse shkel këtë betim solemn! 

Betohem! 

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHKATËRRIMTARËT: 17/02/2025 10:00

    Bota dhe fqinjët rreth-rrotull rrisin mbrojtëjen me të madhe deri sa shqiptarët sistematikisht shkatërruan dhe minuan deri të themel objektet dhe paisjet luftarake varfëruan mbrojtjen dhe pasuruan vehten duke manipulia me moton jemi në NATO po grekët turqit kroatët rumunët polakët...që vazhdimishtë forcojnë mburojtjen

    Përgjigju
    • Londra: 17/02/2025 10:51

      Shume e vertete, cdo aleance nuk eshte e perjetshme, edhe Shqiperia, po ashtu edhe Kosova duhet te armatosen me shume, minimumi per te parandaluar agresionin e mundshem pasi me ndryshimet e fundit qe po ndodhin ne arenen nderkombetare, gjithcka pritet

  • Bato: 17/02/2025 02:18

    Nuk dinte gje xhenier Abazi sepse kishte te tjere me lart. Tashme jane te njohura ngjarjet, vetem keto pykat skane mesuar gje: Shqiperia komuniste permes Sigurimit kreu nje mega operacion rekrutimi ne trojet ne ish Jugosllavi dhe Evropen Perendimore te shqiptareve. Qe te rrisnin ndjenjen kombetare me synim final ribashkimin. Ne fillim te viteve 90 kur ish Jugosllavia ishte ne shperberje, operacioni i inteligjences i la vendin veprimeve diversive ushtarake. Ndaj edhe Kukes, Tropoje e veriu qene perforcuar me logjistike ushtarake, mjeksore dhe ushqim. Pergatitja ne bazat e fshehta ne Dajt eshte pjesa ku merr vesh dhe pjese xhenier Abezi. Ish UDB jugosllave dhe prezenca e CIA ne Beograd Godoy ashper dhe punet shkuan deri ne OKB ku jugosllavo-amerikanet e quajten kete pune terrorizem. Sapo fitoi ne 1992 PD me mbeshtetjen direkte e te hapur amerikane, ku ish zv.ambasadori i tyre ne Beograd dhe kreu i zyres se CIA atje u stacionua ambasador ne Tirane, nen presionin amerikan pupaci i tyre ne ate kohe Berisha nderpreu operacionin duke arrestuar kedo te lidhur perfshire heroin Adem Jashari qe e bene per spital ne dru. Dhe sapo rrota amerikane nderroi ne 1996 kerkuan rifillimin e gjese dhe klithmave serbe per “terroristet “ e dikurshem iu pergjigjen me luftetare te lirise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?