Ambasada amerikane mesazh për Ditën e Rinisë: Nderojmë guximin e studentëve dhe të rinjve që kërkuan demokraci për vendin e tyre

8 Dhjetor 2022, 09:53| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 09:56

  • Share

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar ditën Kombëtare të Rinisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ambasada shkruan se 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë u bënë protagonistë të momentit shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, me rrëzimin e regjimit komunist.

“Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”-thuhet në postimin e bërë nga ambasada amerikane.


Lajmi kryesor:

Sot ‘Dita e Rinisë’, 32 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Rama uron me Migjenin! Begaj: 8 Dhjetori, aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?