Punonjës të Policisë së Shtetit

Politikë

Ambasada amerikane nderon Policinë e Shtetit për kontributin në siguri: Vlerësojmë partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri

28 Gusht, 17:33| Përditesimi: 28 Gusht, 17:40

  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë falënderoi sot Policinë e Shtetit për shërbimin në sigurinë e Ambasadës.

Ambasada ka zhvilluar sot një ceremoni mirënjohjeje në nderim të punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mori pjesë e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, si edhe Zyra Rajonale e Sigurisë.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me forcat e rendit shqiptare, duke theksuar se disa prej efektivëve të nderuar kanë shërbyer pranë ambasadës për më shumë se 15 vite.

“Një falënderim për Policinë e Shtetit që e bën ambasadën tonë më të sigurt çdo ditë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, thuhet në postimin e ambasadës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?