Ambasada Amerikane në Tiranë

Politikë

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO tani është më e përgatitur, kundërshtarët s’e arrijnë dot

9 Korrik, 22:31| Përditesimi: 9 Korrik, 22:41

  • Share

Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio ka deklaruar se NATO është duke bërë përgatitje për të projektuar ndikim ushtarak, diplomatik dhe ekonomik. Ai shprehet se kjo forcë e aleancës është në nivele që kundërshtarët nuk mund ta arrijnë.

Ky mesazh është shpërndarë në rrjetet sociale, nga Ambasada e SHBA në Tiranë. 

“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme” - Sekretari i Shtetit Amerikan Marco Rubio', thuhet në postimin e ambasadës.

Sipas Rubios, kjo mbi-përgatitje shërben për të penguar luftërat e ardhshme, ndërsa deklarata vjen në kuadër të përkushtimit të SHBA-së ndaj sigurisë globale dhe forcimit të NATO-s.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?